Si të stërvitni shpejt ekipin tuaj për të përdorur Wolt

Mësoni aftësitë kryesore që i nevojiten ekipit tuaj për të menaxhuar porositë në mënyrë efikase, për të zgjidhur problematikat e zakonshme dhe për të ndjekur praktikat më të mira.

Pasqyrë e përgjithshme

Ekipi është zemra që mban biznesin tuaj gjallë dhe ne jemi këtu për t’i ndihmuar ata. Në këtë udhëzues, ne do të mbulojmë aftësitë thelbësore që i nevojiten stafit tuaj për të pranuar dhe menaxhuar porositë pa probleme, për të trajtuar sfidat e zakonshme dhe për të zbatuar praktikat më të mira për sukses. 

Çfarë duhet të mësojnë?

Për të siguruar që ekipi juaj është gati të nisë punën me Wolt, është e rëndësishme që të kuptojë mirë këto pika kyçe si më poshtë:

  • Lundrimi në Portalin e Tregtarit: Njohja me Portalin e tregtarit është thelbësore. Ekipi juaj duhet të dijë se si të identifikohet, të hyjë në seksione të ndryshme dhe të gjejë materialet që i nevojiten për të menaxhuar porositë dhe për të përditësuar detajet e dyqanit.

  • Menaxhimi i porosive: Nga pranimi dhe përgatitja e porosive deri te menaxhimi i porosive të anulluara dhe përditësimi i artikujve të cilët nuk janë në stok, ekipi juaj duhet të kryejë me lehtësi proçesin e menaxhimit të porosive.

  • Trajtimi i volumit të lartë të porosive: është e rëndësishme që ekipi juaj të jetë në gjendje të menaxhojë kohët e fluksit në mënyrë efektive, duke përshtatur kohën e përgatitjes dhe duke pezulluar përkohësisht marrjen e porosive kur është e nevojshme.

  • Ndërveprimi me klientin: Sigurimi që pritshmëritë e klientit të përmbushen duke përcaktuar me saktësi kohën e përgatitjes, dhe duke kontrolluar kërkesat e veçanta. 

Si mundet ekipi im të hapë dhe menaxhojë dyqanin?

Para se ekipi juaj të fillojë të pranojë porosi, ekipi operacional duhet të konfigurojë dyqanin në mënyrë korrekte në Portalin e Tregtarit. Më poshtë është një udhëzues hap pas hapi për të filluar:

  • Krijoni ekipin tuaj: Identifikohuni në portal dhe shtoni anëtarët e ekipit tuaj, duke përshtatur lejet e përdoruesit sipas nevojës.

  • Navigoni në Portalin e Tregtarit: Njihuni me fusha të ndryshme kyçe në Portalin e Tregtarit si Menaxheri i Listimeve, Të dhënat e Blerjes, Raportet e Pagesave dhe më shumë.

  • Plotësoni detajet e dyqanit: Përditësoni informacionin e dyqanit tuaj, duke përfshirë adresën, detajet e kontaktit dhe orarin e zhvillimit të aktivitetit.

  • Shtoni ose modifikoni menunë tuaj: Shtoni, modifikoni dhe renditni artikujt, fotot, kategoritë dhe hiqni artikujt e padisponueshëm.

  • Monitoroni financat tuaja: Vendosni pagesat, menaxhoni pagesat për porositë e anulluara dhe shkarkoni pasqyrat tuaja mujore.

Si mundet ekipi im të fillojë të pranojë porosi?

Ekipi juaj mund të pranojë porosi në disa mënyra të ndryshme në varësi të pajisjes që keni zgjedhur:

  • Tablet Wolt:

    • Pranoni dhe monitoroni menjëherë të gjitha porositë hyrëse përmes tabletit Wolt Merchant.

    • Kjo i jep kohë ekipit tuaj të përqendrohet në përgatitjen e porosive dhe përmirësimin e përvojës së klientit.

  • Integrimi i pikës së shitjes (POS):

    • Përdorni sistemin tuaj digjital POS për të menaxhuar porositë duke mbajtur një sy te shitjet, inventari dhe xhirimi i parave në kohë reale.

Si mundet ekipi im t'i menaxhojë dhe përmbushë porositë në dyqan?

Në momentin që porositë fillojnë të shfaqen, ja se si mund t'i menaxhojë dhe t'i përmbushë ekipi juaj në mënyrë efikase:

  • Pranoni porositë: Porositë mund të pranohen manualisht ose automatikisht përmes tabletit ose smartfonit tuaj Wolt ku keni instaluar aplikacionin Merchant.

  • Menaxhoni porositë: Përditësoni udhëzimet e marrjes, përgatitni porositë dhe menaxhoni anullimet.

  • Përshtatni porositë: Përshtatni kohën e marrjes, kontaktoni klientët ose partnerët korrierë dhe zgjidhni problematikat me artikujt që nuk janë në gjendje.

Po sikur të marrim më shumë porosi se sa mund të menaxhojmë?

Gjatë orarit të fluksit, është e rëndësishme që aktiviteti të funksionojë pa probleme. Ja se si ekipi juaj mund të menaxhojë një volum të lartë porosish:

  • Plotësoni kohën e saktë të përgatitjes: Përshtatni kohën e përgatitjes bazuar në kapacitetin tuaj aktual dhe madhësinë e porosisë për të menaxhuar pritshmëritë e klientëve

  • Cilësojeni kuzhinën si Busy “Të Zënë”: Nëse jeni të mbingarkuar me porosi, cilësojeni statusin e kuzhinës tuaj si Busy " Të Zënë" për të shtuar automatikisht kohën e përgatitjes në çdo porosi.

  • Përditësoni artikujt e menusë në kohë reale: Shënojini menjëherë artikujt që nuk i keni në gjëndje si të padisponueshëm për të shmangur bllokimet e procesit.

  • Vendosni dyqanin në pauzë: Ndaloni përkohësisht porositë nëse është e nevojshme duke e vënë dyqanin në pauzë përmes Portalit të Tregtarit ose tabletit.

Cilat janë praktikat më të mira për ekipin tim?

Ruajtja e kënaqësisë së klientit është thelbësore për suksesin e biznesit tuaj. Ndani praktikat më të mira me ekipin tuaj për t'i mbajtur klientët të lumtur:

  1. Sigurohuni që oraret janë të sakta: Sigurohuni që oraret tuaja në Wolt përputhen me oraret aktuale të biznesit tuaj, veçanërisht gjatë festave ose evenimenteve të veçanta. Ju mund ta bëni këtë si nga aplikacioni Merchant ose nga Portali i Tregtarit.

  2. Konfirmoni porositë shpejt: Pranoni menjëherë porositë për të shmangur anullimet dhe për t'ë mbajtur klientët të informuar.

  3. Vendosni kohën e saktë të përgatitjes: Shmangni vlerësimet negative duke vendosur me saktësi kohën që do të duhet për të përgatitur një porosi.

  4. Etiketoni porositë saktë: Sigurohuni që porositë të etiketohen saktë për të parandaluar ngatërresat me korrierët.

  5. Kontrolloni për modifikime në porosi: Kushtojini vëmendje kërkesave ose modifikimeve të veçanta në porosi për të shmangur gabimet dhe klientët e pakënaqur.

Çfarë është Portali i Tregtarit?

Portali i Tregtarit Wolt është një platformë gjithëpërfshirëse. Disa veprime kyçe që mund të ndërmerrni te Portali i Tregtarit përfshijnë:

  • Analizoni të dhënat e shitjeve

  • Përditësoni orarin e punës

  • Modifikoni menunë

  • Krijoni fushata

  • Shkarkoni të gjitha faturat tuaja

Nëse dëshironi të dini më shumë, shkoni te Si të identifikoheni te Portali i Tregtarit.

Çfarë është Aplikacioni Merchant?

Aplikacioni Wolt Merchant është platforma juaj e preferuar për menaxhimin me lehtësi të porosive në kohë reale në dyqanin tuaj. Disa veprime kyçe që mund të kryeni nga aplikacioni Wolt Merchant përfshijnë:

  • Pranimi dhe menaxhimi i porosive të rregullta dhe të planifikuara

  • Refuzimi i porosive dhe si të shmangni refuzimet automatike

  • Mbyllni përkohësisht biznesin tuaj

  • Kontaktoni një klient në lidhje me porosinë e tij/saj

  • Kontaktoni suportin e Wolt për një porosi

Nëse dëshironi të dini më shumë, shkoni te Si të përdorni aplikacionin Wolt Merchant.

Dëshironi më shumë udhëzime hap-pas-hapi?