Dorëzimi i produkteve të farmacisë

Ofrojuni klientëve dërgesë ekspres nga farmacia, duke ruajtur pajtueshmërinë me ligjet dhe rregulloret vendase të dërgesave nga farmacia.

Filloni tani

Si funksionon dorëzimi i produkteve të farmacisë?

Regjistrohuni në Wolt

Ekipi ynë i specialistëve do t'ju udhëheqë gjatë procesit të regjistrimit dhe integrimit për t'u bërë një partner i dorëzimit të produkteve të farmacisë në Wolt.

Merrni dhe realizoni porosi

Klientët shfletojnë farmacinë në Wolt dhe bëjnë porositë. Nëse duhet, klienti do pyetet nëse do marrë këshilla dhe udhëzime mjekësore. Më pas porosia do përpunohet për dërgesë ose marrje brenda orës.

Përmbushni pajtueshmërinë me rregulloret

Pasi të verifikojnë se do ta marrin porosinë personalisht, klientëve do t'u lëshohet një kod që duhet t'ia japin korrierit për të marrë porosinë e tyre.

Ofroni më shumë vlerë

Shumë klientë kërkojnë dërgesë të aksesueshme dhe të shpejtë të artikujve të farmacisë. Ju mund t’i ofroni atyre komoditetin e dërgesës ekspres të artikujve të farmacisë, ilaçeve pa recetë dhe më shumë.

Rritni biznesin e farmacisë suaj

Shërbejuni më shumë klientëve dhe kapni klientë të rinj duke ofruar dërgesë të besueshme dhe brenda orës me Wolt.

Pyetje të shpeshta