Njoftimi i Privatësisë së Wolt - Shqipëri
Për Wolt, mbrojtja e të dhënave personale është e rëndësishme. Privatësia dhe siguria e informacionit janë në qendër të Wolt. Ky Njoftim Privatësie përshkruan parimet kryesore dhe praktikat që ndjekim për të siguruar që privatësia juaj të respektohet gjatë përdorimit të shërbimeve tona.
Wolt Enterprises Oy, shoqëritë lokale në secilin vend dhe DoorDash Inc., që i përkasin të njëjtit grup shoqërish ("Wolt", "ne"), përpunojnë të dhënat personale të përdoruesve të shërbimeve të porosisë së ushqimit dhe të shitjeve me pakicë nëpërmjet aplikacionit të Wolt ("Wolt App"), përdoruesvetëshërbimeve dhe të produkteve të tjera të dërguara nga Wolt dhe vizitorëve të faqes së internetit wolt.com ("Website").
Në këtë Njoftim Privatësie, fjalën "Shërbimet e Wolt" e përdorim për t’ju referuar bashkërisht Website-it, aplikacionittë Wolt dhe shërbimeve të tjera të ofruara nga Wolt për përdoruesit. Në këtë Njoftim Privatësie, fjalën "Përdorues" ose "ju" e përdorim për t’ju referuar bashkërisht klientëve tanë dhe të shoqërive të grupit, përdoruesve të shërbimeve të dërgesave të Wolt, përfaqësuesve dhe përdoruesve të tjerë të autorizuar të organizatave tona kliente, klientëve të mundshëm dhe përdoruesve të Shërbimeve të Wolt. Njoftimi jonë i Privatësisë shpjegon, për shembull, llojet e të dhënave personale që përpunojmë, mënyrën si i përpunojmë ato dhe mënyrën si mund të ushtroni të drejtat tuaja si subjekt i të dhënave (për shembull, të drejtën për të kundërshtuar, të drejtën për akses).
Disa nga shërbimet tona mund t’i nënshtrohen një politike të veçantë të privatësisë. Nëse një politikë e veçantë e privatësisë zbatohet për një shërbim të caktuar, do ta postojmë në lidhje me shërbimin në fjalë.
Ky Njoftim Privatësie mund të përditësohet herë pas here për të reflektuar ndryshimet në praktikat e përpunimit të të dhënave ose ndryshime të tjera të nevojshme. Versionin aktual mund ta gjeni në Website. Ne nuk do të bëjmë ndryshime thelbësore në këtë Njoftim Privatësie dhe nuk do të reduktojmë të drejtat e Përdoruesve nën këtë Njoftim pa dhënë njoftim për dicka të tillë.
1. KONTROLLUESIT E TË DHËNAVE
Ky Njoftim Privatësie zbatohet për përpunimin e të dhënave personale të kryer nga Wolt. Wolt është pjesë e DoorDash, Inc., një shoqëri që kryen veprimtari në fushën e teknologjisë, me adresë zyrtare në 303 2nd St, Suite 800, San Francisco, CA 94107, SHBA. Ne formojmë një skuadër dhe mund të vendosim së bashku për përpunimin e të dhënave personale.
Në lidhje me përpunimin e të dhënave personale të Përdoruesve, Wolt Enterprises Oy dhe Wolt Albania SHPKveprojnë si kontrollues të përbashkët të dhënash. Kjo do të thotë që Wolt Enterprises Oy dhe Wolt Albania SHPK përcaktojnë së bashku qëllimet dhe mjetet për përpunimin e të dhënave personale.
Wolt Enterprises Oy është përgjegjës për trajtimin e të gjitha kërkesave dhe pyetjeve të subjekteve të të dhënave në lidhje me përpunimin e të dhënave personale brenda grupit Wolt në emër të kontrolluesve lokalë. Kjo nuk e përjashton Wolt Albania SHPK nga detyrimi për përmbushjen e të gjitha përgjegjësive që lidhen me përpunimin sipas ligjit të zbatueshëm.
Wolt gjithashtu ofron dërgesat si shërbim për shoqëri të tjera (për shembull, Wolt Drive API dhe integrimet e tregtisë elektronike). Në një rast të tillë, Wolt është përpunues i të dhënave për pjesët e aktiviteteve të lidhura me pranimin, administrimin dhe ekzekutimin e dërgesave, si dhe komunikimin dhe konfirmimin e dërgesës për shoqërinë në fjalë. Top of Form
2. TË DHËNAT E KONTAKTIT TË WOLT
Wolt Enterprises Oy
NUIS: 2646674-9
Adresa: Pohjoinen Rautatiekatu 21, 00100 Helsinki, Finlandë
Adresa e Email-it: support@wolt.com
Gjithashtu, subjekti i të dhënave mund të kontaktojë Wolt Albania SHPK nëpërmjet të dhënave të mëposhtme të kontaktit:
Wolt Albania SHPK
NUIS: M32418016P
Adresa: Rr. Ibrahim Rugova, Sky Tower, Kati 5, Ap. 2, Tiranë, Shqipëri
Adresa e Email-it: support@wolt.com
Personi Përgjegjës për Mbrojtjen e të Dhënave: Wolt ka emëruar një person përgjegjës për mbrojtjen e të dhënave, të cilin mund ta kontaktoni përmes të dhënave të mësipërme të kontaktit ose duke dërguar email në privacy@wolt.com.
3. TË DHËNAT PERSONALE TË PËRPUNUARA DHE BURIMET E TË DHËNAVE
Ne përpunojmë të dhënat personale vetëm në masën e nevojshme dhe të përshtatshme për qëllimin specifik të përpunimit. Të dhënat personale të mbledhura dhe të përpunuara nga ne mund të ndahen në dy kategori të përgjithshme: Të Dhëna të Përdoruesve dhe Të Dhëna të Përdorimit.
Të Dhëna të Përdoruesve
Të Dhëna të Përdoruesve janë të dhëna personale të mbledhura drejtpërdrejt nga ju ose nga organizata jonë e klientit në emër të së cilës po përdorni Shërbimet e Wolt ("Organizata e Klientit"), sipas rastit. Ne mund të mbledhim Të Dhënat e Përdoruesve nga Përdoruesit dhe Organizatat e Klientit në një sërë mënyrash, duke përfshirë, lidhjen e një marrëveshje shërbimi me Organizatën e Klientit ose nëpërmjet regjistrimit të Përdoruesit në Shërbimet e Wolt, pranimit të tij për marrjen e një buletini informativ ose plotësimin e një formulari. Gjithashtu, mbani në konsideratë se ne mbledhim edhe të dhënat e çdo transaksioni dhe pagese që kryeni përmes Shërbimeve të Woltit.
Të Dhënat e Përdoruesve që janë të nevojshme për përdorimin e Shërbimeve të Wolt
Të dhënat personale të mëposhtme të mbledhura dhe të përpunuara nga ne janë të nevojshme për përmbushjen e kontratës me ju, për realizimin e interesit tonë të ligjshëm për të përmbushur detyimet tona kontraktore ndaj Organizatave tona të Klientëve dhe për përmbushjen e detyrimeve të tjera ligjore.
Pas lidhjes së marrëveshjes së shërbimit mes nesh dhe Organizatës së Klientit, Organizata e Klientit na siguron emrin tuaj të plotë dhe adresën tuaj të emailit.
Kur regjistroheni në Shërbimet e Woltit dhe krijoni një llogari përdoruesi, ju duhet të jepni informacionin e mëposhtëm:
emër i plotë
numër telefoni
adresë email-i
informacion lidhur me mjetin(et) tuaj të pagesës, si numri i mjetit(eve) tuaj të pagesës dhe data e skadimit të mjetit(eve) tuaj të pagesës (e nevojshme për qëllimet e porosive të ushqimit dhe produkteve të tjera përmes Shërbimeve të Wolt, të cilat megjithatë nuk ruhen nga Wolt, pasi Wolt përdor një palë të tretë që ofron shërbimin e përpunimit të pagesave).
Të Dhëna të Përdoruesit që na jepni vullnetarisht dhe gjatë përdorimit të Shërbimeve të Wolt
Përvoja juaj si përdorues ose klient mund të përmirësohet nëse na jepni të dhënat e mëposhtme:
Të Dhëna Shtesë të Llogarisë:
foto,
adresa për dorëzimin e dërgesave,
të dhëna vendndodhjeje (nëse pajtoheni me përpunimin e të dhënave tuaja të vendndodhjes),
kartë bonusi të vecantë për partnerin ose pjesëmarrje në programe të tjera të besnikërisë, nëse janë të aplikueshme në vendin tuaj,
kur porosisni mallra që kanë kufizime lidhur me moshën: moshën, dhe
të dhëna të tjera që ju jepni, ose gjatë krijimit të një llogarie përdoruesi ose më vonë gjatë modifikimit të profilit të llogarisë tuaj.
Të dhëna të tjera. Ne gjithashtu mund të përpunojmë të dhëna të tjera që ju jepni vullnetarisht si:
të dhëna lidhur me porositë tuaja nga Wolt ose përmes Shërbimeve të Wolt (për shembull, artikujt e blerë, udhëzime të vecanta, data dhe ora e porosisë, shuma totale e porosive dhe të dhëna për historikun e porosive),
të dhëna që ju jepni kur paraqisni vlerësime, komente ose i përgjigjeni sondazheve,
restorantet ose tregtarët e preferuar, si dhe preferenca të tjera,
përzgjedhja ose heqja dorë nga marrja e marketingut
të dhëna që ju jepni nëpërmjet telefonit ose korrespondencës me email-e ose mesazhe me ne, duke përfshirë regjistrimet e telefonatave tuaja me shërbimin tonë të klientit.
Përveç Të Dhënave të Përdoruesve të mbledhura nga ju dhe Organizata e Klientit, ne përpunojmë disa të dhëna personale që palë të treta ofrues shërbimesh na sigurojnë për ju. Për shembull, kur klientët janë korporata, ne mund të përpunojmë të dhënat e personit të kontaktit me shoqërinë për të mundësuar komunikimin dhe marketingun me shoqërinë si dhe administrimin e marrëdhënies me klientin. Të dhënat e tilla përftohen kryesisht nga burime publike si regjistrat tregtar lokalë, shoqëri që ofrojnë këto lloje shërbimesh informacioni, ose nga vetë shoqëritë në fjalë.
Nëse porosia juaj përmban produkte ose shërbime që mund të zbulojnë një gjendje shëndetësore ose të dhëna sensitive (kategori e veçantë) personale, Wolt duhet të përpunojë këto të dhëna për t’ju ofruar Shërbimet e Wolt. Përveç përmbajtjes së vetë porosisë, këtu mund të përfshihen gjithashtu, për shembull, të dhëna të recetës mjekësore në rastin e ilaçeve me recetë. Wolt respekton çdo masë shtesë që mund të aplikohet për përpunimin e këtyre të dhënave personale sipas ligjeve dhe akteve nënligjore të zbatueshme. Nëse kërkohet nga ligji i zbatueshëm, Wolt do të marrë pëlqim të veçantë për përpunimin e këtyre të dhënave personale dhe ju mund të tërhiqni këtë pëlqim në çdo kohë përmes opsioneve në profilin tuaj ose duke kontaktuar njësinë mbështetëse të Wolt në support@wolt.com.
Nëse lidheni ose hyni në llogarinë tuaj nëpërmjet Facebook, Facebook ndan me ne të dhënat tuaja personale, siç janë fotografia juaj e profilit, një “kampion” (sample) të miqve tuaj në Facebook dhe ID-në tuaj të Facebook-ut. Pavarësisht se Wolti ka faqen e tij në Facebook, të dy, Wolti dhe Facebook-u, janë kontrollues të përbashkët për të dhënat tuaja personale. Më shumë të dhëna mbi përpunimin e të dhënave personale në Facebook mund të gjeni në Politikën e Privatësisë së Meta.
Të Dhëna të Përdorimit
Të Dhënat e Përdorimit merren nga ndërveprimet e Përdoruesit me Shërbimet e Wolt. Edhe pse zakonisht nuk përdorim Të Dhënat e Përdorimit për t’ju identifikuar si individ, në rrethana të caktuara ju mund të identifikoheniose vetëm prej tyre, ose kur ato kombinohen ose lidhen me Të Dhënat e Përdoruesit. Në këto situata, Të Dhënat e Përdorimit mund të konsiderohen gjithashtu si të dhëna personale sipas ligjeve të zbatueshme, ndaj dhe ne do t’i trajtojmë si të tilla.
Ne mund të mbledhim automatikisht të dhënat e mëposhtme të përdorimit kur vizitoni ose ndërveproni me Shërbimet e Wolt:
Të dhëna që përshkruajnë pajisjen tuaj, motorin e kërkimit dhe aplikacionin e Wolt, versionet e tyre, veçoritë, kapacitetet dhe opsionet.
Të dhëna për operatorin tuaj, ofruesin e shërbimeve të internetit dhe llojin e lidhjes në rrjet, duke përfshirë adresën tuaj IP.
Identifikues të siguruar nga pajisja juaj, palë të treta për ofruesit e aplikacioneve ose reklamuesit, ose identifikues që krijojmë vetë.
Vendi, krahina, zona kohore dhe informacioni i nivelit gjeo-IP për vendndodhjen
Ku klikuat një link për Shërbimet e Wolt, dhe ku klikuat një link nga Shërbimet e Wolt
Detajet të ndërveprimit dhe përdorimit tuaj të Shërbimeve të Wolt. Këtu përfshihen, për shembull, mënyrat më të shpeshta të përdorimit, opsionet që përdorni, reklamat, pjesëmarrjen në fushata të caktuara, vlerësimet dhe ndërveprimet me ofertat, dhe të dhëna mbi porositë.
Të dhëna për gjurmimin dhe raportimin e transaksioneve të nisura nga partnerët tanë të reklamave, duke përfshirë regjistrimin e orës dhe identifikuesit e përmendur më lart.
Për detajet se si të kontrolloni reklamimin dhe identifikuesit analitik në pajisjen tuaj, shihni më poshtë në seksionin “Cookies dhe teknologjitë e tjera”.
Cookies dhe Teknologji të Tjera
Ne përdorim teknologji të ndryshme për të mbledhur dhe ruajtur Të Dhëna të Përdorimit dhe të dhëna të tjera kur Përdoruesit vizitojnë Shërbimet e Wolt, duke përfshirë cookies, ruajtjen e të dhënave të website-it, dhe përdorimin e telemetrisë së rrjetit dhe aplikacionit.
Cookies dhe të dhëna të tjera të website-it të ruajtura në pajisjen tuaj na lejojnë të identifikojmë vizitorët e Shërbimeve të Wolt, të lehtësojmë përdorimin e Shërbimeve të Wolt dhe të krijojmë informacion të përgjithshëm për vizitorët tanë. Kjo na ndihmon në përmirësimin e Shërbimeve të Wolt për Përdoruesit tanë. Cookies dhe të dhëna të tjera të website-it nuk dëmtojnë pajisjen ose dosjet tuaja në të. Ne përdorim cookies dhe të dhëna të tjera të website-it për të personalizuar Shërbimet e Wolt dhe për të ofruar informacione në përputhje me interesat individuale të Përdoruesve tanë. Ju lutemi të mbani në konsideratë se koha e mbajtjes së cookies të ndryshëm është e kufizuar dhe varion nga më pak se një minutë deri në një afat të pacaktuar apo deri kur një cookie i caktuar fshihet.
Ju mund të administroni preferencat e cookies që keni paraqitur më parë duke klikuar këtu.
Përdoruesit mund të përzgjedhin të refuzojnë cookies në motorin e tyre të kërkimit në rrjet. Për shembull, linket e mëposhtme ju ofrojnë informacion mbi mënyrën se si të përshtatni cookies dhe të dhëna të tjera të rrjetit në disa motorë kërkimi të njohur:
Ju lutemi të mbani në konsideratë se disa pjesë të Shërbimeve të Wolt mund të mos funksionojnë si duhet nëse përdorimi i cookies është refuzuar.
Shërbimet e Wolt përdorin identifikues të pseudonimizuar për të gjurmuar dhe projektuar përdorimin dhe preferencat tuaja për aplikacionin dhe shërbimin. Wolt gjithashtu përdor teknologjitë e gjurmimit të palëve së treta vetëm gjatë sesionit për të verifikuar dhe raportuar transaksionet e nisura nga partnerët tanë reklamues.
Ju mund të administroni preferencat për cookies përmes opsionit të cookies në faqet tona të internetit.
Ju gjithashtu mund të menaxhoni komunikimin dhe opsionet e tjera të privatësisë përmes aplikacionit të Wolt.
Identifikuesit e vizitorëve të Woltit mund të çaktivizohen në pajisjet iOS dhe Android duke bërë ndryshimet në opsionet tuaja (për iOS: Opsionet → Wolt → Opsionet e Wolt → Kufizo gjurmimin, ndërsa për Android: Aplikacioni Wolt → Sektori i Profilit → Ikona e Opsioneve në cepin e djathtë të sipërm).
Në përgjithësi, identifikuesit e reklamave mund të çaktivizohen në pajisjet iOS duke aktivizuar opsionin Kufizo Reklamën (Opsionet → Privatësia → Reklama → Kufizo Gjurmimin e Reklamave). Për një tablo të përgjithshme dhe më shumë informacion mbi identifikuesin e reklamave, ju lutemi shihni faqen e Reklamave dhe Privatësisë së Apple.
Wolt përdor palë të treta ofruese të analitikës dhe telemetrisë, partnerë marketingu ose filiale, dhe shërbime të tjera të integruara në softuerin tonë për klientin si më poshtë:
Emri | Ofruesi | Qëllimi | Njoftimi i Privatësisë së Ofruesit |
Google Analytics | Analiza e vizitorëve dhe përdorimit | ||
Google AdSense | Shënjestrimi nëpërmjet reklamave (Ad Targeting) | ||
Google Tag Manager | Analiza dhe raportimi | ||
Upwave | Upwave | Analiza, marketingu dhe raportimi në aplikacionin e Wolt | |
AppsFlyer | AppsFlyer | Analiza, marketingu dhe raportimi në aplikacionin e Wolt | |
hCaptcha | Intuition Machines, Inc. | Zbulimi, shmangia dhe raportimi i botëve | |
Bugsnag | SmartBear Software Inc. | Gjurmimi i rasteve të gabimeve dhe performancës në website dhe aplikacion | |
Facebook Graph API | Meta | Menaxhimi i reklamave | |
Facebook Pixel | Meta | Gjurmimi/konvertimi i reklamave | |
Firebase | Firebase | Platformë zhvillimi për pajisjet mobile dhe rrjetin | |
Intercom | Intercom | Komunikimi me mbështetjen e klientit | |
Ravelin | Ravelin | Kundër-mashtrimit | |
Riskified | Riskified | Parandalimi i mashtrimit në pagesa | |
Adform | Adform | Menaxhimi dhe dërgimi i reklamave online | |
Floodlight | Floodlight | Gjurmimi/konvertimi i reklamave | |
Microsoft Clarity | Microsoft | Analiza e diagramave të përdoruesve | |
Interspace | Interspace (Accesstrade) | Platformë e marketingut të lidhur | |
Microsoft Bing | Microsoft | Motor kërkimi | |
Iterable | Iterable | Automatizimi i marketingut | |
LinkedIn InsightTag | LinkedIn Marketing Solutions | Gjurmimi/konvertimi i reklamave | |
Taboola Pixel | Taboola | Gjurmimi/konvertimi i reklamave | |
TradeDoubler | TradeDoubler | Gjurmimi/konvertimi i reklamave | |
Twitter Universal Website Tag | Twitter Ads | Gjurmimi/konvertimi i reklamave | |
Yahoo | Yahoo | Gjurmimi/konvertimi i reklamave | |
Reddit Pixel | Reddit Ads | Gjurmimi/konvertimi i reklamave | |
Sentry | Sentry.io | Softuer funksional |
Ju lutemi të mbani në konsideratë se të gjithë ofruesit e lartpërmendur nuk përdoren domosdoshmërisht në çdo kohë, ose në të gjitha zonat e tregut.
4. QËLLIMET DHE BAZA LIGJORE E PËRPUNIMIT
Ne përpunojmë të dhënat personale vetëm në masën e nevojshme dhe të përshtatshme për qëllimet e përpunimit. Ju lutemi të mbani në konsideratë se një ose disa nga qëllimet dhe bazat ligjore të mëposhtme mund të jenë të aplikueshme në të njëjtën kohë.
Së pari, Wolt përpunon të dhënat tuaja personale për të përmbushur detyrimet tona kontraktore ndaj jush ose Organizatës së Klientit, për shembull, në masën e nevojshme për të:
ofruar Shërbimet e Wolt për ju nën kontratën e lidhur midis jush dhe Wolt ose midis Organizatës së Klientit dhe Wolt ose midis klientit të Wolt Drive dhe Wolt;
përmbushur kontratën midis jush dhe Wolt, për qëllime të menaxhimit dhe dorëzimit të Porosisë suaj, si dhe për t’ju komunikuar ndryshime në lidhje me kushtet dhe politikat e privatësisë, ose ndryshime të tjera të rëndësishme lidhur me kontratën;
trajtuar pagesat tuaja ose çdo rimbursim (kur është i aplikueshëm) dhe për t’ju ofruar partnerëve tanë (restoranteve, shitësve dhe partnerëve tanë transportues, që nga këtu i referohemi bashkërisht si "Partnerë")) informacionin e nevojshëm për përgatitjen ose dërgimin e porosisë suaj;
dhënë përgjigje për pyetjet tuaja ose për të zgjidhur rastet kur keni kërkuar shërbimin e mbështetjes së klientit duke na kontaktuar.
Së dyti, ne mund të përpunojmë të dhënat tuaja personale nëse ka një interes të përligjur dhe të arsyeshëm (pra, një interes të ligjshëm) për të menaxhuar, konsoliduar dhe zhvilluar aktivitetin tonë ose për të krijuar dhe mbajtur marrëdhënie me klientët. Kur zgjedhim të përdorim të dhënat tuaja duke u bazuar në interesin tonë të ligjshëm, ne peshojmë interesat tona në raport me të drejtën tuaj për privatësi dhe, për shembull, ju ofrojmë një opsion për të zgjedhur për të mos marrë komunikime marketingu nga ne si dhe përdorim të dhëna të pseudonimizuara ose të cilat nuk mund t’ju identifikojnë personalisht, nëse kjo është e mundur. Ju keni të drejtën të kundërshtoni përpunimin e të dhënave tuaja në bazë të interesit të ligjshëm. Megjithatë, Wolt mund të refuzojë një kundërshtim të tillë në përputhje me legjislacionin e zbatueshëm, për shembull, nëse përpunimi është i nevojshëm për përgatitjen, ushtrimin ose mbrojtjen e pretendimeve ligjore.
Ne përpunojmë të dhënat tuaja personale në masën e nevojshme dhe bazuar në interesin e ligjshëm, për shembull, për:
trajtimin e pretendimeve ligjore, mbledhjen e borxheve dhe ndjekjen e proceseve ligjore. Ne gjithashtu mund të përpunojmë të dhëna për parandalimin e mashtrimit, keqperdorimit të shërbimeve tona dhe për sigurinë e informacionit, sistemit dhe rrjetit.
t’ju kontaktuar në lidhje me Shërbimet e Wolt, për t'ju informuar për ndryshimet lidhur me to ose për të kërkuar vlerësimin ose komentet tuaja mbi Shërbimet e Wolt.
të bëjmë marketingun e Shërbimeve të Wolt, t'ju tregojmë reklama të synuara dhe të personalizuara përmes Shërbimeve të Wolt ose t'ju dërgojmë në forma të tjera marketing të shërbimeve ose produkteve që mund të jenë në interesin tuaj. Për të formuar grupet e synuara (target groups) ne mund të përpunojmë informacionin e përmendur më lart në seksionin në lidhje me të Dhënat e Përdorimit. Ju lutemi mbani në konsideratë se nëse kërkohet nga ligji i zbatueshëm, përpunimi i të dhënave personale për qëllime marketingu do të bazohet në pëlqimin tuaj (shihni gjithashtu seksionin "Marketingu i Drejtpërdrejtë" më poshtë).
përmirësimin e cilësisë së Shërbimeve të Wolt dhe zhvillimin e aktivitetit tonë, për shembull, analiza e trendeve në përdorimin e Shërbimeve të Wolt duke përpunuar të dhënat lidhur me përdorimin tuaj të Shërbimeve të Wolt.
të siguruar që shërbimet tona janë në përputhje me nevojat tuaja, të dhënat personale mund të përdoren për aspekte të tilla si sondazhet e kënaqësisë së klientit. Kur është e mundur, ne do ta bëjmë këtë duke përdorur vetëm të dhëna të agreguara, jo-personale.
përpunimin e të dhënave tuaja brenda grupit të kompanive të Wolt në përputhje me këtë Njoftim Privatësie.
Për përpunimin e të dhënave tuaja personale për qëllimet e ofrimit të Shërbimeve Wolt për ju, si dhe për qëllimet e tjera të përmendura më lart, ne mund të përdorim mjete automatike që mund të përfshijnë dhe vendimmarrjet automatike.
Përveç kësaj, mund të përpunojmë të dhënat tuaja personale për të administruar dhe përmbushur detyrimet tona ligjore. Këtu do të përfshihen të dhëna të përpunuara për përmbushjen e detyrimeve tona financiare si dhe të dhëna që duhet t'ju dorëzohen autoriteteve kompetente, sic janë autoritetet tatimore ose autoritetet e tjera të zbatimit të ligjit në përputhje me dispozitat ligjore detyruese.
Në disa pjesë të Shërbimeve Wolt, mund t'ju kërkohet të jepni pëlqimin tuaj për përpunimin e të dhënave personale. Për shembull, brenda aplikacionit Wolt mund të jepni pëlqimin tuaj për marrjen e marketingut apo pëlqime të tjera sipas rastit. Nëse përpunimi i të dhënave tuaja personale bazohet në pëlqimin tuaj, ju mund ta tërhiqni atë në çdo kohë duke na kontaktuar ose duke ndryshuar konfigurimin e pëlqimit përkatës, për shembull, brenda aplikacionit Wolt.
5. TRANSFERIMI NDËRKOMBËTAR I TË DHËNAVE
Wolt ruan të dhënat tuaja personale kryesisht brenda Zonës Ekonomike Evropiane. Megjithatë, ne kemi ofrues shërbimesh, aktivitete dhe shoqëri grupi në disa vendndodhje gjeografike. Si rrjedhojë, ne dhe ofruesit tanë të shërbimeve mund të transferojmë ose përpunojmë të dhënat tuaja personale në juridiksione jashtë Zonës Ekonomike Evropiane ose vendbanimit të Përdoruesit, në përputhje me ligjin e zbatueshëm. Ju lutem të mbani në konsideratë se nëse kërkohet nga ligji i zbatueshëm, transferimi i të dhënave tuaja personale jashtë Zonës Ekonomike Evropiane do të bazohet në pëlqimin tuaj. Top of Form
Ne do të ndërmarrim hapa për të siguruar që të dhënat personale të Përdoruesve do të kenë një nivel të përshtatshëm të mbrojtjes në juridiksionet në të cilat ato përpunohen. Ne sigurojmë mbrojtje të përshtatshme dhe të mjaftueshme për transferimet e të dhënave personale në vende jashtë Zonës Ekonomike Evropiane përmes një serie marrëveshjesh me ofruesit tanë të shërbimeve bazuar në Klauzolat Standarte Kontraktore ose përmes mjeteve të tjera mbrojtëse të përshtatshme.
Më shumë informacion në lidhje me transferimet e të dhënave personale mund të merrni duke na kontaktuar në ndonjë nga adresat e përcaktuara më lart.
6. MARRËSIT E TË DHËNAVE
Ne shpërndajmë të dhënat tuaja personale vetëm brenda organizatës së Wolt nëse dhe deri në masën e nevojshme për realizimin e qëllimeve në këtë Njoftim Privatësie.
Ne nuk ndajmë të dhënat tuaja personale me palë të treta jashtë organizatës së Wolt, nëse nuk aplikohet një nga rrethanat e mëposhtme:
Për qëllimet e përcaktuara në këtë Njoftim Privatësie dhe për ofruesit e autorizuar të shërbimeve.
Në masën që palë të treta (si restorantet, tregtarët, shitësit që ofrojnë porosinë tuaj, partnerët tanë transportues që dorëzojnë porosinë tuaj dhe Organizata e Klientëve që mund të paguajë porosinë tuaj) kanë nevojë për akses në të dhënat personale në mënyrë që ne të ofrojmë Shërbimet e Wolt ose për arsye të tjera të ligjshme, ne ia shpërndajmë këto të dhëna palëve të treta. Si shembull, mund të ndajmë numrin tuaj të telefonit me Partnerin nga i cili keni porositur nëse kjo është e nevojshme, për shembull, për t'ju pyetur nëse pranoni një produkt zëvendësues të porosisë ose për t'ju njoftuar se një artikull mungon nga porosia juaj ose për ndonjë sqarim lidhur me kërkesa të vecanta.
Gjithashtu, mund t'ia shpërndajmë të dhënat tuaja personale shoqërive tona të grupit ose ofruesve të autorizuar të shërbimeve që kryejnë shërbime për ne (përfshirë ruajtjen e të dhënave, mbajtjen e llogarive, analiza, shitje, marketing dhe parandalimin e mashtrimit në pagesa) për t'i përpunuar ato për ne dhe tek ofruesit e shërbimeve të pagesave për të përpunuar pagesat tuaja për ne.
Kur të dhënat përpunohen nga palë të treta në emër të Wolt, Wolt merr masat kontraktore dhe organizative të duhura për të siguruar që të dhënat tuaja të përpunohen ekskluzivisht për qëllimet e specifikuara në këtë Njoftim Privatësie, në përputhje me të gjitha ligjet dhe aktet nëligjore të zbatueshme dhe nën udhëzimet dhe detyrimet e vendosura nga ne për konfidencialitetin dhe masat e përshtatshme të sigurisë.
Ju lutemi të mbani në konsideratë se nëse ju jepni të dhëna personale drejtpërdrejtë te një palë e tretë, si përmes një linku në Shërbimet e Wolt, përpunimi kryesisht bazohet në politikat dhe standardet e tyre.
Me Partnerët për kryerjen e Shërbimeve të Wolt
Në masën që palë të treta, si Partnerët që përgatitin, shesin dhe/ose dërgojnë porosinë tuaj, partnerët tanë transportues që dorëzojnë porosinë tuaj dhe Organizata e Klientëve që mund të paguajë porosinë tuaj, kanë nevojë për akses në të dhënat personale në mënyrë që ne të ofrojmë Shërbimet e Wolt, ne ia shpërndajmë atyre këto të dhëna.
Ne ndajmë me Partnerin dhe, nëse aplikohet, shoqërinë mëmë ose franshizdhënësin e saj, të dhëna personale të nevojshme për të përmbushur porosinë tuaj. Në varësi të rolit të Partnerit, këtu mund të përfshihet emri juaj, adresa e dorëzimit dhe të dhënat lidhur me blerjen tuaj, duke përfshirë detajet e vendndodhjes, numrin e porosisë, kohën e porosisë dhe të dorëzimit, metodën e dorëzimit, produktet e porositura, komentet dhe vlerësimet që keni dhënë për porosinë. Këto të dhëna shpërndahen që t’i mundësojnë Partnerit ofrimin e porosisë duke përfshirë, nëse aplikohen, marrjen e produkteve në dyqan, sigurimin e cilësisë së shërbimit të Partnerit, zgjedhjen e produkteve të disponueshme në Wolt, si dhe për të përmbushur detyrimet ligjore të Partnerit. Kur Partneri përpunon këto të dhëna për qëllime të përmbushjes së të drejtave dhe detyrimeve të veta, sic mund të jenë detyrimet e tij ligjore ndaj jush, Partneri është kontrollues i pavarur i të Dhënave Personale dhe përgjegjës për ligjshmërinë e operacioneve të tij të përpunimit.
Ju mund të shtoni të dhënat e kartës së bonusit të vecantë të Partnerit ose programit të besnikërisë në Shërbimin e Wolt për qëllime të lidhjes së çdo porosie të vendosur te Partneri me programin përkatës të besnikërisë, në përputhje me kushtet e përcaktuara nga Partneri. Wolt do të ndajë këto të dhëna me Partnerin dhe Partneri është kontrollues i pavarur i këtyre të dhënave dhe përgjegjës për të siguruar ligjshmërinë e përpunimit.
Ne gjithashtu mund të ndajmë emrin dhe numrin tuaj të telefonit me Partnerin nga i cili keni porositur, nëse kjo është e nevojshme, për shembull, për t'ju pyetur nëse pranoni një produkt zëvendësues të porosisë ose për t'ju njoftuar se një artikull mungon nga porosia juaj ose për ndonjë sqarim të kërkesave të vecanta ose për qëllime të tjera të nevojshme lidhur me përfundimin e porosisë. Për dërgesat që kryhen nga vetë partnerët tregtarë, ne mund të ndajmë edhe adresën tuaj të dorëzimit si dhe numrin tuaj të telefonit me ato Partnerë.
Për shkaqe dhe procese ligjore
Ne mund të ndajmë të dhënat tuaja personale me palë të treta jashtë Wolt nëse në mirëbesim na krijohet bindja se aksesi dhe përdorimi i të dhënave personale është në mënyrë të arsyeshme i nevojshëm për: (i) zbatimin e çdo ligji të aplikueshëm, akti nënligjor, dhe/ose urdhri gjyqësor; (ii) zbulimin, parandalimin, ose adresimin e mashtrimeve, krimeve, çështjeve teknike apo të sigurisë; dhe/ose (iii) mbrojtjen e interesave, pronave ose sigurisë së Wolt, përdoruesve ose publikut, në përputhje me ligjin. Kur është e mundur, do t'ju informojmë për këtë përpunim.
Për arsyetë tjera legjitime
Nëse Wolt përfshihet në një bashkim, blerje ose shitje të aseteve, ne mund të transferojmë të dhënat tuaja personale tek palët e treta të përfshira. Megjithatë, ne do të vazhdojmë të sigurojmë konfidencialitetin e të gjitha të dhënave personale. Ne do të njoftojmë të gjithë përdoruesit e interesuar kur të dhënat personale transferohen ose bëhen objekt i një njoftimi të ndryshëm privatësie.
Me pëlqimin tuaj të shprehur
Ne mund të ndajmë të dhënat tuaja personale me palë të treta jashtë Wolt pasi të kemi marrë pëlqimin tuaj të qartë për këtë qëllim. Ju keni të drejtën të tërhiqni këtë pëlqim në çdo kohë pa pagesë, për shembull, duke na kontaktuar.
7. PERIUDHA E RUAJTJES
Wolt nuk i ruan të dhënat tuaja personale më gjatë se sa është e lejuar dhe e nevojshme ligjërisht për qëllimet e ofrimit të Shërbimeve Wolt ose pjesëve të tyre. Periudha e ruajtjes varet nga natyra e të dhënave dhe qëllimet e përpunimit. Pra, periudha maksimale e ruajtjes mund të ndryshojë në varësi të përdorimit.
Pasi Përdoruesi ka mbyllur llogarinë e tij, të dhënat personale mund të ruhen vetëm për sa kohë është e detyrueshme nga ligji ose është e arsyeshme për përmbushjen e detyrimeve tona ligjore ose interesave legjitimë, si trajtimi i pretendimeve ligjore, mbajtja e librave kontabël, raportimi i brendshëm dhe zgjidhja e mosmarrëveshjeve nëpërmjet pajtimit.
Ne vlerësojmë rregullisht periudhën e ruajtjes së të dhënave personale për të siguruar që të dhënat ruhen vetëm për periudhën e nevojshme.
8. TË DREJTAT TUAJA
E drejta e aksesit
Ju keni të drejtën të keni akses dhe të informoheni rreth të dhënave tuaja personale që përpunohen nga ne. Ne ju japim mundësinë të shihni disa të dhëna përmes llogarisë tuaj të përdoruesit në Shërbimet Wolt ose të kërkoni një kopje të të dhënave tuaja personale duke na kontaktuar.
E drejta për të tërhequr pëlqimin
Nëse përpunimi bazohet në një pëlqim të dhënë nga Përdoruesi, Përdoruesi ka të drejtën të tërheqë pëlqimin në çdo kohë pa kosto. Tërheqja e një pëlqimi mund të pakësojë mundësitë për përdorimin e Shërbimeve Wolt. Tërheqja e pëlqimit nuk prek ligjshmërinë e përpunimit bazuar në të deri në ҫastin e tërheqjes së tij.
E drejta për të kërkuar korrigjimin
Ju keni të drejtën që të dhënat personale të pasakta ose të paplota të cilat ne kemi ruajtur rreth jush, të korrigjohen ose përditësohen, duke na kontaktuar. Disa prej të dhënave tuaja personale mund t’i korrigjoni ose përditësoni përmes llogarisë tuaj të përdoruesit në Shërbimet Wolt.
E drejta për të kërkuar fshirjen
Ju mund të na kërkoni të fshijmë të dhënat tuaja personale nga sistemet tona. Ne do të zbatojmë një kërkesë të tillë, nëse nuk kemi një bazë ligjore për të mos i fshirë ato.
E drejta për të kundërshtuar
Ju keni të drejtën të kundërshtoni përdorimin e të dhënave tuaja personale nëse ato përpunohen për qëllime të tjera nga ato që janë të nevojshme për kryerjen e Shërbimeve Wolt ose për përmbushjen e një detyrimi ligjor. Nëse kundërshtoni përpunimin e mëtejshëm të të dhënave tuaja personale, kjo mund të çojë në pakësimin e mundësive për përdorimin e Shërbimeve Wolt.
E drejta për të kërkuar kufizimin e përpunimit
Ju mund të kërkoni nga ne të kufizojmë përpunimin e të dhënave personale, për shembull, kur kërkesat tuaja për fshirje, korrigjim ose kundërshtim janë në shqyrtim e sipër dhe/ose kur nuk kemi bazë ligjore për t’i përpunuar ato. Megjithatë, kjo mund të çojë në pakësimin e mundësive për përdorimin e Shërbimeve Wolt.
E drejta për përcjelljen e të dhënave
Ju keni të drejtën të merrni të dhënat personale që na keni dhënë në një format të strukturuar dhe të përdorur gjerësisht dhe t'ia përcillni ato në mënyrë të pavarur një pale të tretë.
Si të ushtroni të drejtat tuaja
Të drejtat e përmendura më lart mund të ushtrohen duke kontaktuar njësinë mbështetëse të klientit të Wolt ose duke dërguar një shkresë ose një email te ne në adresat e përcaktuara më lart, të cilat përmbajnë të dhënat vijuese: emrin e plotë, adresën, adresën e email-it dhe një numër telefoni. Nëse keni një llogari Wolt, ju rekomandojmë të na kontaktoni përmesnjësisë mbështetëse të klientit të Wolt, pasi kjo na mundëson të identifikojmë më lehtë identitetin tuaj. Ne mund të kërkojmë të dhëna shtesë të nevojshme për të konfirmuar identitetin e Përdoruesit. Ne mund të refuzojmë ose të tarifojmë kërkesat që janë në mënyrë të paarsyeshme të përsëritura, të tepërta ose haptazi të pamotivuara.
9. MARKETINGU I DREJTPËRDREJTË
Përdoruesi ka të drejtë të na ndalojë përdorimin e të dhënave personale për qëllime të marketingut të drejtpërdrejtë, hulumtim tregu dhe profilizim të bërë për qëllime të marketingut të drejtpërdrejtë, duke na kontaktuar në adresat më lart ose duke përdorur funksionalitetet e Shërbimit Wolt ose mundësinë e caktivizimit të shërbimeve të marketingut të drejtpërdrejtë. Në cdo rast, Wolt mund të përpunojë të dhënat personale të Përdoruesit bazuar në përzgjedhjen e funksionit opt-in (dhënies së pëlqimit) në Aplikacionin Wolt, në përputhje me ligjin e zbatueshëm.
10. PARAQITJA E NJË ANKESE
Nëse Përdoruesi konsideron se përpunimi i të dhënave personale nga ne është i paligjshëm, Përdoruesi mund të depozitojë një ankesë pranë autoritetit vendas mbikëqyrës për mbrojtjen e të dhënave në Finlandë, Autoriteti i të Dhënave Personale (tietosuoja.fi). Në mënyrë alternative, Përdoruesi mund të depozitojë një ankesë te autoriteti tjetër lokal dhe kompetent për mbrojtjen e të dhënave.
Në Shqipëri, autoriteti vendas mbikëqyrës është Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Rruga Abdi Toptani, Ndërtesa nr.5, 1001, Tiranë, +35542237200, info@idp.al (https://www.idp.al/).
11. SIGURIA E TË DHËNAVE
Ne përdorim masa administrative, organizative, teknike dhe fizike për të mbrojtur të dhënat personale që mbledhim dhe përpunojmë. Mjetet përfshijnë, për shembull, kur është e përshtatshme, kodifikim, pseudonimizim, firewall, ambiente të sigurta dhe sisteme të aksesit. Kontrollet tona të sigurisë janë projektuar për të mbajtur një nivel të përshtatshëm të konfidencialitetit të të dhënave, integritetit, disponueshmërisë, qëndrueshmërisë dhe aftësisë për rikuperimin e të dhënave. Ne testojmë rregullisht Shërbimet e Wolt, si dhe sistemet dhe asetet e tjera për cënueshmërinë e sigurisë. Gjithashtu, aksesi në të dhënat personale nga punonjësit e Wolt është i kufizuar dhe kushtëzohet nga ajo që është e nevojshme për qëllimet e realizimit të detyrave të tyre.