Fushata për marketing: Si të përdorni reklamat dhe promocionet
Mësoni si të rritni biznesin tuaj dhe të tërhiqni klientë të rinj me fushatat e marketingut Wolt.
Pasqyrë e përgjithshme
- Rritni të ardhurat me opsionet e marketingut Wolt
- Çfarë janë Ads dhe pse t'i përdorni ato
- Çfarë janë Promos dhe pse t'i përdorni ato
- Si të krijoni një fushatë reklamuese
- Si të krijoni një promovim
- Çfarë është Merchant Portal
Në këtë artikull, do t'ju udhëzojmë përmes opsioneve të marketingut Wolt për tregtarët, si të konfiguroni Wolt Ads dhe Promos dhe si mund t'ju ndihmojnë këto të tërhiqni klientë të rinj dhe të rrisni të ardhurat tuaja. Le t'i futemi punës!
Rritni të ardhurat me opsionet e marketingut Wolt
Wolt ju ofron dy mënyra për të rritur shitjet dhe shikueshmërinë tuaj në aplikacion: Reklama dhe Promocione.
Reklamat (të njohura gjithashtu si Listime të Sponsorizuara): Në Wolt, 70% e klientëve blejnë nga 10 vendet më të mira. Wolt Ads ju ndihmojnë t'ia dilni në krye dhe të arrini miliona klientë të gatshëm për të blerë. Ju paguani vetëm për reklama që nxisin shitjet.
Promocionet: Mesatarisht, klientët shpenzojnë 41% më shumë kur motivohen nga promocionet. Rritni porositë duke sjellë klientë të rinj dhe të përsëritur me paketa joshëse, artikuj falas dhe zbritje çmimesh. Nxitni konvertime dhe inkurajoni shpenzime më të larta për porosi.
Çfarë janë Ads dhe pse t'i përdorni ato
Wolt Ads është një zgjidhje reklamuese për të përmirësuar dukshmërinë tuaj brenda aplikacionin Wolt. Bjeruni në sy klientëve tuaj idealë dhe rritni shitjet. Me Wolt Ads, ju mund të:
Kurseni kohë dhe keni më shumë leverdi dhe kontroll duke krijuar fushatat tuaja.
Rritni shikueshmërinë dhe shisni më shumë. Zbulohuni duke u vendosur në pozicione të larta në aplikacion.
Ju paguani vetëm për reklama që rezultojnë në shitje. Ne nuk faturojmë për përshtypje ose klikime — kështu që nëse klientët e shohin fushatën tuaj por nuk bëjnë porosi, kjo është falas.
Hyni te ecuria e fushatës suaj dhe opinionet e klientëve në çdo kohë, duke ju ndihmuar të merrni vendime të informuara biznesi.
💡Këshillë: A e dini se 70% e klientëve blejnë nga 10 vendet më të mira? Wolt Ads mund t'ju ndihmojë t'ia dilni në krye, me një kthim mesatar prej 600 ALL për çdo 100 ALL të shpenzuar.
Çfarë janë Promos dhe pse t'i përdorni ato
Promocionet janë një mënyrë e shkëlqyer për të tërhequr klientë të rinj dhe për të shpërblyer ata besnikë duke u ofruar atyre zbritje ekskluzive. Ekzistojnë tre kategori promocionesh që mund të përdoren dhe kombinohen për qëllime të ndryshme, duke ndjekur nevojat tuaja:
Livrim falas: Drejtoni më shumë trafik në vendin tuaj dhe rrisni porositë tuaja duke ia mbuluar tarifën e livrimit klientit tuaj. Kjo gjithashtu mund të përdoret për të mbajtur klientët që kanë blerë tashmë në të kaluarën, ose për të tërhequr klientë të rinj si një mënyrë për t'i inkurajuar ata të provojnë biznesin tuaj.
Zbritje në shportë: Rritni shitjet tuaja duke u ofruar klientëve zbritje kur porosia e tyre arrin një vlerë minimale të porosisë. Është një mënyrë e thjeshtë dhe efektive për t'i inkurajuar ata të shpenzojnë më shumë çdo herë.
Blini më shumë, kurseni më shumë: Vendosni zbritje të tilla si “blini një, merrni një falas” ose “blini dy, merrni 10% ulje në artikujt e zgjedhur” për të inkurajuar klientët të blejnë produkte të caktuara. Kjo është gjithashtu një mënyrë e shkëlqyer për të prezantuar artikuj të rinj në menynë tuaj.
💡Këshillë: A e dini se mesatarisht, klientët shpenzojnë 41% më shumë kur motivohen nga promocionet dhe ju mund të rrisni të ardhurat tuaja me 28% kur përdorni Wolt Promos?
Si të krijoni një fushatë reklamuese
Shkoni te Merchant Portal dhe klikoni te “Campaigns” (Fushatat) në skedën e majtë të navigimit
Klikoni te “New Campaign" (Fushatë e re) në anën e djathtë për të hapur ekranin e përzgjedhjes
Zgjidhni “Ads" (Reklama) dhe klikoni “Get started" (Fillo)
Plotësoni detajet në lidhje me buxhetin tuaj javor dhe vendosni orarin tuaj të fushatës
Lexoni dhe pranoni kushtet dhe kufizimet, pastaj zgjidhni “Create campaign" (Krijo fushatë)
Si të krijoni një promovim
Shkoni te Merchant Portal dhe klikoni te “Campaigns” në skedën e majtë të navigimit
Klikoni te “New campaign” në anën e djathtë për të hapur ekranin e përzgjedhjes
Zgjidhni një lloj promovimi bazuar në qëllimet tuaja (("No delivery fee" (Pa tarifë livrimi), "Order value discount" (Zbritje nga vlera e porosisë) ose "Item Promotions" (Promocione artikujsh)), pastaj klikoni te “Get started”
Vendosni rregullat e fushatës suaj*
Lexoni dhe pranoni kushtet dhe kufizimet
Shtypni "Create campaign" (Krijo fushatë)
*Në varësi të llojit të promovimit
Dëshironi të mësoni rreth rezultateve të fushatave tuaja?
Shkoni te Si të interpretojmë rezultatet e fushatës së marketingut.
Çfarë është Merchant Portal
Wolt Merchant Portal është një platformë gjithçka-në-një. Disa veprime kyçe që mund të ndërmerrni te Merchant Portal përfshijnë:
Analizoni të dhënat e shitjeve
Përditësoni orarin tuaj të hapjes
Modifikoni menynë
Krijoni fushata
Shkarkoni të gjitha faturat tuaja