Si të hyni në Wolt Merchant Portal

Gjithçka që duhet të dini rreth identifikimit te Wolt Merchant, të tilla si identifikimi te llogaria juaj, shtimi i përdoruesve, gjetja e fjalëkalimit tuaj dhe më shumë.

Pasqyrë e përgjithshme

Tashmë një ortak i Wolt Merchant? Identifikohuni te Merchant Portal.

Identifikimi te Wolt Merchant Portal është hapi i parë drejt ndërtimit të shitjeve tuaja fitimprurëse në internet. Kjo platformë gjithë-në-një ju mundëson të gjurmoni porositë, të analizoni të dhënat e shitjeve dhe të përditësoni menunë tuaj të restorantit dhe orët e punës. 

Si mund të Identifikohem te Merchant Portal?

Hapi i parë për të rritur shitjet tuaja në internet me Wolt është identifikimi te Merchant Portal.

Kur vendosni llogarinë tuaj, keni marrë një email me një lidhje për të krijuar fjalëkalimin tuaj. Ju mund të identifikoheni te Merchant Portal duke ndjekur këto hapa:

  1. Identifikohuni te Merchant Portal.

  2. Futni adresën tuaj të postës elektronike nga kontrata juaj e partneritetit Wolt.

Si mund të shtoj përdorues në llogarinë time të Merchant Portal?

Fuqizoni ekipin duke shtuar më shumë përdorues në llogarinë tuaj të Merchant Portal. Ja se si:

  • Identifikohuni në llogarinë tuaj të Merchant Portal.

  • Klikoni në “Access Menagement" (Menaxhimi i askesit) në skedën e majtë të navigimit.

  • Nën “Merchant Admin Users" (Përdoruesit administrativë të Merchant), klikoni mbi “+ Invite User” për të ftuar ekipin tuaj përmes postës elektronike dhe për të caktuar të drejtat e tyre të përdoruesit bazuar në pjesët e aplikacionit që ata duhet të hyjnë:

    • Punëtori i restorantit: Mund të shohë dhe modifikojë menytë por nuk mund të shtojë përdorues të rinj.

    • Menaxheri i restorantit: Mund të shikojë dhe modifikojë menytë dhe të shtojë përdorues

ℹ️ Përdoruesit e ftuar do të duhet të krijojnë një llogari Wolt.

Dëshironi të mësoni më shumë rreth Merchant Portal?

Nëse dëshironi të dini më shumë, shkoni te Si të përdorni Wolt Merchant Portal.

Dëshironi më shumë udhëzime hap-pas-hapi?