Si të zvogëloni rimbursimet duke përdorur Zëvendësimet
Mbani klientët të kënaqur dhe shitjet të qëndrueshme duke menaxhuar pa probleme situatat kur nuk ka mallra në gjendje.
Përmbledhje
- Pse zëvendësimet kanë rëndësi (më shumë nga sa mendoni ju)
- Si funksionojnë zëvendësimet
- Nuk ka zëvendësim në dispozicion? Mos u shqetësoni
- Udhëzues i shpejtë për zëvendësimet
- Kthejeni zhgënjimin në kënaqësi
- Keni nevojë për ndihmë?
Të gjithë jemi përballur me situatën kur klienti pret porosinë, por nga ana tjetër malli mungon. Acaruese, apo jo? Patjetër që rimbursimet jepen, por s’kanë pse të jepen gjithmonë. Imagjinoni sikur t’i ktheni zhgënjimet për shkak të mungesës së mallit në çaste kënaqësie për klientin.
Lajm i mirë: Zëvendësimet në Wolt Merchant App ju ofrojnë pikërisht këtë mundësi.
Pse zëvendësimet kanë rëndësi (më shumë nga sa mendoni ju)
Çdo zëvendësim nënkupton më tepër sesa thjesht ndërrimin e një artikulli. Këtu është rasti juaj për të bërë ndryshimin në ditën e klientit. Mendojeni pak: nëse klientit tuaj i duhen domate qershi për salcën e makaronave, domatet e zakonshme janë më mirë sesa të mos kesh fare, apo jo? Zëvendësimet krijojnë besim. Klientët e vlerësojnë përpjekjen tuaj për të përmbushur nevojat e tyre, edhe nëse nuk përputhen saktësisht. Kjo ndërton besnikëri, duke i kthyer blerësit e rastit në klientë të rregullt. Zëvendësimet e mira ndihmojnë në rritjen e reputacionit tuaj dhe rritjen e të ardhurave në planin afatgjatë.
Si funksionojnë zëvendësimet
Wolt Merchant App i bën zëvendësimet intuitive dhe të thjeshta:
Pamje vizuale me cilësi të lartë dhe përshkrime të qarta:
Vështroni shpejt se cili artikull nuk është në dispozicion, i shfaqur qartë me imazhe të dobishme dhe përshkrime të hollësishme.
Preferencat e klientëve në majë të gishtave:
Shikoni menjëherë komentet ose preferencat e klientëve, duke ju mundësuar të zgjidhni zëvendësuesin më të mirë të mundshëm.
Veprime të lehta dhe të shpejta:
Skanoni barkode, kërkoni artikuj direkt ose zgjidhni manualisht zëvendësime, të gjitha në një vend.
Çmime transparente:
Ta keni të sigurt që zëvendësimet nuk e rrisin kurrë çmimin fillestar të blerjes të klientit. Nëse zëvendësuesi është më i lirë, klienti paguan më pak. Nëse është më i shtrenjtë, klienti paguan vetëm çmimin fillestar dhe ju mbuloni diferencën.
Nuk ka zëvendësim në dispozicion? Mos u shqetësoni
Ndonjëherë s’ka zëvendësime të përshtatshme, por s’ka gjë. Mund ta rimbursoni artikullin përmes aplikacionit tuaj, duke u siguruar që klientët të paguajnë vetëm për artikujt që blejnë realisht. Kështu tregoheni të hapur dhe mbani klientët të informuar, duke mos lënë vend për surpriza të pakëndshme.
Udhëzues i shpejtë për zëvendësimet
Vetëm tre hapa të thjeshtë:
1. Gjejeni
Shikoni menjëherë qartazi në ekran artikujt që mungojnë.
2. Ndërrojeni
Sistemi ynë sugjeron menjëherë zëvendësimet përkatëse. Zgjidhni shpejt duke skanuar një barkod, duke dhënë manualisht kodin e produktit ose duke zgjedhur nga zëvendësimet e sugjeruara.
3. Konfirmojeni
Kontrolloni dy herë dhe konfirmoni zgjedhjen tuaj me konfirmime të qarta vizuale.
Kthejeni zhgënjimin në kënaqësi
Klientët e vënë re dhe e vlerësojnë kur ju bëni më shumë se ç'duhet për të përmbushur nevojat e tyre. Zëvendësimet jo vetëm që parandalojnë rimbursimet, por ato krijojnë përvoja pozitive të klientëve që forcojnë marrëdhëniet tuaja. Klientë më të kënaqur nënkupton më pak rimbursime dhe porosi më të shpeshta. Është gjithnjë pozitive për biznesin.
Keni nevojë për ndihmë?
Pyetje ose keni nevojë për ndihmë shtesë? Ekipi ynë i suportit është gjithmonë në dispozicion për të ndihmuar. Na kontaktoni në çdo kohë nga Merchant App.
Zëvendësim të mbarë!