Dërgesa sipas kërkesës për çdo biznes
Filloni të dërgoni nga faqja ose aplikacioni juaj. Zgjidhni mes dërgesave të menjëhershme ose të planifikuara me Wolt Drive. Biznesi juaj, partnerët tanë të shpërndarjes – kurdo që të keni nevojë.
Çfarë është Wolt Drive?
Wolt Drive ju mundëson dërgesa të shpejta dhe të gjurmueshme, sipas kushteve tuaja. Qoftë se menaxhoni një apo dhjetëra pika, mund të dorëzoni brenda orës ose të caktoni orare që i përshtaten ritmit tuaj. Ju ruani kontrollin mbi përvojën që u ofroni klientëve. Pa konfigurime të ndërlikuara – vetëm dërgim i shpejtë dhe i besueshëm, që përputhet me mënyrën tuaj të punës.
Dërgesa “last-mile” që i tejkalon pritshmëritë
Shumë e shpejtë dhe e planifikueshme
Dërgoni brënda 60 minutave ose lërini klientët të zgjedhin kohën e dorëzimit – drejtpërdrejt nga procesi i porosisë.
Çmime të thjeshta dhe transparente
Pagesë vetëm për dërgesat e përfunduara. Ju vendosni nëse dhe sa do të tarifoni klientin.
Gjurmim në kohë reale
Klientët ndjekin porosinë e tyre në kohë reale. Edhe ju shihni gjithçka që ndodh, në momentin që ndodh.
Përshtatet me mënyrën tuaj të punës
Një vendndodhje apo disa, një orar dorëzimi apo shumë – Wolt Drive përshtatet me rrjedhën tuaj të punës.
Mbështetje e vlerësuar maksimalisht
Komunikoni me një person të vërtetë. 96% e bisedave tona vlerësohen “shkëlqyeshëm”, me kohë përgjigjeje nën një minutë.
Përshtatje e lehtë: Wolt Drive për çdo strukturë biznesi
Wolt Drive API
Krijoni zgjidhje të personalizuara për një përvojë tërësisht të automatizuar.
Partnerë të integruar
Lidhni Wolt Drive me platformën tuaj të shitjeve online përmes plug-in-eve dhe partnerëve të mbështetur për integrim.
Aplikacioni Web i Wolt Drive
Filloni dërgesat direkt nga shfletuesi juaj. Pa ekip teknik, pa pritje – vetëm dërgesa të menjëhershme ose të planifikuara.
Si funksionon Wolt Drive
Klientët bëjnë blerje në faqen ose aplikacionin tuaj. Wolt Drive integrohet në checkout – pa ridrejtime.
Pranoni porosinë dhe përgatiteni sipas ritmit tuaj. Ju vendosni kur është gati për t’u dërguar.
Dërgojeni menjëherë ose caktojeni për më vonë. Jo më “nuk mundemi atëherë”.
Kurierët vijnë kur ju jeni gati. Dorëzimi ndodh për 30–60 minuta, ose sipas orarit të caktuar.
Ndiqni çdo hap. Edhe klientët e shohin në kohë reale. Plus, mbështetja jonë e vlerësuar është gjithmonë aty për ju.
FAQs
A mund të përdor Wolt nëse biznesi im nuk ndodhet në aplikacionin Wolt?
A duhet që klientët të porosisin përmes aplikacionit Wolt?
Cili është koha mesatare e dorëzimit?
A është Wolt Drive i përshtatshëm për biznesin tim?
Sa kushton Wolt Drive?
Filloni të dërgoni që sot
Qoftë se shisni hamburgerë apo libra, Wolt Drive i çon shpejt tek klienti. Pse të prisni?