Deklarata e Privatësisë së Wolt- Kosovē
Tek Wolt, ne i kushtojmë rëndësi të veçantë mbrojtjes së të dhënave. Privatësia dhe siguria e informacionit janë në qendër të veprimtarisë sonë. Kjo Deklaratë e Privatësisë përshkruan parimet dhe praktikat kryesore që ndjekim për të siguruar që privatësia juaj të respektohet gjatë përdorimit të shërbimeve tona.
Wolt Enterprises Oy, kompanitë e veçanta të Wolt në vendet lokale dhe DoorDash Inc., që i përkasin të njëjtit grup kompanish (“Wolt”, “ne”), përpunojnë të dhënat personale të përdoruesve të shërbimeve të porositjes së ushqimit dhe shitjes me pakicë përmes aplikacionit Wolt (“Aplikacioni Wolt”), përdoruesve të produkteve dhe shërbimeve të tjera të dorëzimit të Wolt, si dhe vizitorëve të faqes së internetit wolt.com (“Faqja e Internetit”).
Në këtë Deklaratë të Privatësisë, termi “Shërbimet e Wolt” i referohet së bashku Faqes së Internetit, Aplikacionit Wolt dhe shërbimeve të tjera të ofruara nga Wolt për përdoruesit. Termi “Përdoruesi” ose “ju” i referohet së bashku klientëve tanë dhe të kompanive tona tē grupit, përdoruesve të shërbimeve të dorëzimit të Wolt, përfaqësuesve dhe përdoruesve të tjerë të autorizuar të organizatave tona tē klientit, te klientëve të mundshëm dhe përdoruesve të Shërbimeve të Wolt. Deklarata jonë e Privatësisë shpjegon, për shembull, llojet e të dhënave personale që përpunojmë, mënyrën se si i përpunojmë ato dhe si mund të ushtroni të drejtat tuaja si subjekt i të dhënave (p.sh., e drejta për të kundërshtuar, e drejta për qasje).
Disa nga shërbimet tona mund të jenë subjekt i një politike të veçantë privatësie. Nëse një politikë e veçantë privatësie aplikohet për një shërbim të caktuar, ne do ta publikojmë atë në lidhje me shërbimin përkatës. Kjo Deklaratë e Privatësisë mund të përditësohet herë pas here për të reflektuar ndryshimet në praktikat e përpunimit të të dhënave ose për arsye të tjera. Ju mund të gjeni versionin aktual në Faqen e Internetit.
Ne nuk do të bëjmë ndryshime të rëndësishme në këtë Deklaratë të Privatësisë ose të kufizojmë të drejtat e Përdoruesve të përcaktuara në këtë Deklaratë pa ofruar një njoftim paraprak për këtë.
1. KONTROLLUESIT E TË DHËNAVE
Kjo Deklaratë e Privatësisë zbatohet për përpunimin e të dhënave personale të kryer nga Wolt. Wolt është pjesë e DoorDash, Inc., një kompani teknologjie me adresë zyrtare: 303 2nd St, Suite 800, San Francisco, CA 94107, USA.
Në lidhje me përpunimin e të dhënave personale të Përdoruesve në vendet e mëposhtme, Wolt Enterprises Oy dhe Wolt Kosova LLC veprojnë si kontrollues të përbashkët të të dhënave. Kjo do të thotë se Wolt Enterprises Oy dhe Wolt Kosova LLC së bashku përcaktojnë qëllimet dhe mjetet përmes të cilave përpunohen të dhënat personale.
Wolt Kosova L.L.C., Tringe Smajli/Opoja, nr. 32, kati i 1-rë, Prishtinë, Kosovë, nëse Përdoruesi ndodhet në Kosovë.
Wolt Enterprises Oy është përgjegjës për trajtimin e kërkesave të subjekteve të të dhënave dhe pyetjeve që lidhen me përpunimin e të dhënave personale të grupit Wolt në emër të kontrollorëve të përbashkët lokalë. Kjo nuk e përjashton kontrolluesin lokal, pra Wolt Kosova L.L.C., nga detyrimi për të përmbushur përgjegjësitë e përpunimit sipas ligjit në fuqi.
Wolt gjithashtu ofron shërbime të dërgesës për kompani të tjera (p.sh., Wolt Drive API dhe integrimet e eCommerce). Në këtë rast, Wolt është përpunues i të dhënave për pjesët e aktiviteteve të përpunimit që lidhen me marrjen, menaxhimin dhe kryerjen e dërgesave, si dhe komunikimin dhe konfirmimin e dërgesave me kompaninë përkatëse.
2. DETAJET E KONTAKTIT TË WOLT
Wolt Enterprises Oy
Numri i biznesit: 2646674-9
Adresa e korrespondencës: Pohjoinen Rautatiekatu 21, 00100 Helsinki, Finlandë
Adresa e email-it: support@wolt.com
Wolt Kosova L.L.C.
Numri unik identifikues: 812180850
Adresa e korrespodencēs: Tringe Smajli/Opoja, nr. 32 kati 1 Prishtinë, Kosovo
Adresa e emailit: support@wolt.com
Zyrtari për Mbrojtjen e të Dhënave: Wolt ka caktuar një zyrtar për mbrojtjen e të dhënave, të cilin mund ta kontaktoni përmes detajeve të mësipërme ose duke dërguar një email në privacy@wolt.com ose dnallbani@nallban-ks.com.
3. TË DHËNAT PERSONALE QË PËRPUNOHEN DHE BURIMET E TYRE
Ne përpunojmë të dhëna personale vetëm në masën që është e nevojshme dhe e përshtatshme për qëllimin specifik të përpunimit. Të dhënat personale të mbledhura dhe të përpunuara prej nesh ndahen në dy kategori të përgjithshme: Të Dhënat e Përdoruesit dhe Të Dhëna të Përdorimit.
Të Dhënat e Përdoruesit
Të Dhënat e Përdoruesit janë të dhënat personale të mbledhura drejtpërdrejt nga ju ose nga organizata jonë e klientit, në emër të së cilës ju përdorni Shërbimet e Wolt (“Organizata e Klientit”), sipas rastit. Ne mund të mbledhim të Dhënat e Përdoruesit nga Përdoruesit tanë dhe Organizatat e Klientit në mënyra të ndryshme, përfshirë pas lidhjes së një marrëveshjeje shërbimi me Organizatën e Klientit ose kur Përdoruesit regjistrohen në Shërbimet e Wolt, abonohen në një buletin ose plotësojnë një formular. Gjithashtu, ju lutem kini parasysh se ne mbledhim edhe detaje të transaksioneve dhe pagesave që kryeni përmes Shërbimeve të Wolt.
Të Dhëna e Përdoruesit që janë të nevojshme për përdorimin e Shërbimeve të Wolt
Të dhënat personale të mbledhura dhe të përpunuara prej nesh janë të domosdoshme për realizimin korrekt të kontratës midis jush dhe nesh, për interesin tonë legjitim, ndërsa përmbushim detyrimet tona kontraktuale ndaj Organizatave te Klientit dhe për respektimin e detyrimeve tona ligjore.
Pas lidhjes së marrëveshjes së shërbimit ndërmjet nesh dhe Organizatës sē Klientit, Organizata e Klientit na siguron emrin dhe adresën e juaj të plotë të email-it.
Kur regjistroheni në Shërbimet e Wolt dhe krijoni një llogari përdoruesi, ju duhet të na siguroni informacionin e mëposhtëm:
Emri i plotë
Numri i telefonit
Adresa e email-it
Informacion në lidhje meinstrumentin(et) tuaj(a) të pagesës, si numri dhe data e skadimit të instrumentit(et) të pagesës (e nevojshme për porositjen e ushqimit dhe produkteve të tjera përmes Shërbimeve të Wolt, por jo e ruajtur nga Wolt, pasi Wolt përdor një ofrues- palë të tretë për përpunimin e pagesave)
Të Dhënat e Përdoruesit që na i jepni vullnetarisht dhe gjatë përdorimit të Shërbimeve të Wolt
Përvoja juaj si përdorues ose klient mund të përmirësohet duke na siguruar informacionin e mëposhtëm:
Informacion Shtesë për Llogarinë:
Një fotografi,
Adresa e dorëzimit,
Të dhëna për vendndodhjen (nëse pranoni përpunimin e të dhënave të vendndodhjes),
Kartë bonusi specifike për partnerin ose pjesëmarrje në një program besnikërie nëse është i zbatueshëm në vendin tuaj,
Kur porositni mallra me kufizim moshe: mosha, dhe
Informacion tjetër që jepni gjatë krijimit të një llogarie ose më pas gjatë modifikimit të profilit të llogarisë suaj.
Informacion tjetër: Ne mund të përpunojmë gjithashtu informacion tjetër që ju ofroni vullnetarisht, si:
Informacion në lidhje me porositë e juaja nga Wolt ose përmes Shërbimeve të Wolt (p.sh., artikujt e blerë, udhëzime të veçanta, data dhe ora e porosisë, shuma totale e porosisë dhe histori tjetër porosish),
Informacion që jepni gjatë dërgimit të vlerësimeve, komenteve ose përgjigjeve në sondazhe,
Restorantet ose tregtarët e preferuar dhe preferenca të tjera,
Opsionet për marketing (pranimi ose refuzimi), dhe
Informacion që jepni në telefon ose në korrespondencë përmes email-it ose chat-it me ne, përfshirë regjistrimet e telefonatave të kryera me shërbimin tonë të klientit.
Përveç të Dhënave të Përdoruesit të mbledhura nga ju dhe Organizata e Klientit, ne përpunojmë disa të dhëna personale që ofrohen nga ofruesit e shërbimeve palës së tretë për ju. Për shembull, për klientët korporativ, ne mund të përpunojmë informacionin e personit kontaktues të kompanisë për të mundësuar komunikimin dhe marketingun me kompaninë, si dhe për menaxhimin e marrëdhënies me klientin. Këto të dhëna mund të mblidhen kryesisht nga burime publike si regjistrat tregtarë lokalë, kompanitë që ofrojnë shërbime të këtij lloji informacioni, ose vetë kompanitë.
Nëse porosia juaj përmban produkte ose shërbime që mund të nënkuptojnë një gjendje shëndetësore ose të dhëna të tjera personale të ndjeshme (kategori speciale), Wolt duhet t'i përpunojë këto të dhëna për t'ju ofruar Shërbimet e Wolt. Wolt respekton çdo masë shtesë mbrojtëse që mund të zbatohet për përpunimin e këtyre të dhënave personale sipas ligjeve dhe rregulloreve në fuqi. Nëse kërkohet sipas ligjeve të zbatueshme, Wolt do të kërkojë një pëlqim të veçantë për përpunimin e këtyre të dhënave personale dhe ju mund ta tërhiqni këtë pëlqim në çdo kohë përmes cilësimeve të profilit tuaj ose duke kontaktuar mbështetjen e Wolt në support@wolt.com.
Nëse lidhni ose hyni në llogarinë e juaj me Facebook, Facebook na ndan informacion personal në lidhje me ju, siç është fotografia juaj e profilit, një mostër të miqve tuaj në Facebook dhe ID-ja juaj e Facebook-ut. Ndërsa Wolt mban faqen e vet në Facebook, si Wolt ashtu edhe Facebook janë kontrollues të përbashkët për të dhënat e juaja personale. Më shumë informacion në lidhje me përpunimin e të dhënave personale në Facebook ndodhet në Politikën e Privatësisë të Meta.
Të Dhënat e Përdorimit
Të Dhënat e Përdorimit lindin nga ndërveprimet e Përdoruesve me Shërbimet e Wolt. Megjithëse ne zakonisht nuk përdorim të Dhënat e Përdorimit për t'ju identifikuar si individ, ju mund të identifikoheni në disa rrethana nga ato, ose kur ato kombinohen ose lidhen me të Dhënat e Përdoruesit. Në këto raste, të Dhënat e Përdorimit mund të konsiderohen gjithashtu si të dhëna personale sipas ligjeve në fuqi dhe ne do t'i trajtojmë këto të dhëna si të dhëna personale.
Ne mund të mbledhim automatikisht të Dhëna të Përdorimit të mëposhtme kur vizitoni ose ndërveproni me Shërbimet e Wolt:
Informacione që përshkruajnë pajisjen ose mjetin e kërkimit te juaj dhe aplikacionin e Wolt, versionet e tyre, veçoritë, kapacitetet dhe cilësimet
Informacione në lidhje me operatorin e juaj, ofruesin e shërbimit të internetit dhe llojin e lidhjes në rrjet, përfshirë adresën e juaj IP
Identifikuesit e ofruar nga pajisja juaj ose palët e treta për ofruesit e aplikacioneve ose reklamuesit, ose identifikuesit që krijojmë vetë
Shteti, rajoni, zona kohore dhe informacioni i vendndodhjes në nivel geo-IP
Ku keni ndjekur një lidhje në Shërbimet e Wolt dhe lidhjet që keni ndjekur nga Shërbimet e Wolt
Detaje të ndërveprimeve dhe përdorimit tuaj të Shërbimeve të Wolt. Kjo përfshin, për shembull, modelet e përdorimit, cilat veçori përdorni, reklamat, pjesëmarrjen në një fushatë specifike dhe përshtypjet dhe ndërveprimet me ofertat, dhe informacion në lidhje me porositë
Të dhëna për ndjekjen dhe raportimin e transaksioneve të nisura nga partnerët tanë reklamues, përfshirë data, ora dhe identifikuesit e përmendur më sipër.
Për detaje në lidhje me mënyrën se si mund të kontrolloni identifikuesit e reklamave dhe analizës në pajisjen tuaj, shihni seksionin më poshtë “Të dhënat e ruajtura (cookies) dhe teknologji të tjera”.
Të dhënat e ruajtura (cookies) dhe teknologji të tjera
Ne përdorim teknologji të ndryshme për të mbledhur dhe ruajtur të Dhënat e Përdorimit dhe informacione të tjera kur Përdoruesit vizitojnë Shërbimet e Wolt, përfshirë cookies, ruajtjen e të dhënave të faqes së internetit, dhe përdorimin e telemetrisë së aplikacioneve dhe internetit.
Cookies dhe të dhëna të tjera të faqes së internetit të ruajtura në pajisjen e juaj na lejojnë të identifikojmë vizitorët e Shërbimeve të Wolt dhe të lehtësojmë përdorimin e Shërbimeve të Wolt dhe krijimin e informacionit të grumbulluar për vizitorët tanë. Kjo na ndihmon të përmirësojmë Shërbimet Wolt dhe të shërbejmë më mirë Përdoruesit tanë. Cookies dhe të dhëna të tjera të faqes së internetit nuk do të dëmtojnë pajisjen ose dosjet e juaja. Ne përdorim cookies dhe të dhëna të tjera të faqes së internetit për të përshtatur Shërbimet Wolt dhe informacionin që ofrojmë në përputhje me interesat individuale të Përdoruesve tanë. Ju lutem kini parasysh se koha e mbajtjes së cookies të ndryshme është e kufizuar dhe dallon nga më pak se një minutë deri në pa afat dhe kur një cookie e caktuar fshihet.
Ju mund të menaxhoni preferencat e cookies që keni dërguar më parë duke klikuar këtu.
Përdoruesit mund të zgjedhin të konfigurojnë motorin e kerkimit të tyre të internetit për të refuzuar cookies.
Për shembull, lidhjet në vazhdim ofrojnë informacion mbi mënyrën se si të rregulloni cilësimet e cookies dhe të dhënave të tjera të faqës sē disa motor kērkuesve të njohur:
Ju lutemi kini parasysh se disa pjesë të Shërbimeve të Wolt mund të mos funksionojnë siç duhet nëse përdorimi i cookies refuzohet. Shërbimet e Wolt përdorin identifikues të pseudonimizuar për të ndjekur dhe parashikuar përdorimin tuaj të aplikacionit dhe shërbimit, si dhe preferencat. Wolt gjithashtu përdor teknologji ndjekjeje të palëve të treta për sesione të vetëm për të verifikuar dhe raportuar transaksionet e nisura nga partnerët tanë të marketingut. Ju mund të menaxhoni preferencat tuaja për cookies përmes banderolës për cookies në faqet tona të internetit. Gjithashtu, mund të menaxhoni cilësimet tuaja të komunikimit dhe privatësisë përmes Aplikacionit Wolt.
Identifikuesit e vizitorëve të Wolt mund të çaktivizohen në pajisjet mobile iOS dhe Android duke ndryshuar cilësimet tuaja (për iOS: Cilësimet → Wolt → Cilësimet Wolt → Kufizo Ndjekjen, dhe për Android: Aplikacioni Wolt → Skeda (tab) e profilit → Ikona e cilësimeve në këndin e sipërm të djathtë). Përgjithësisht, identifikuesit e reklamave mund të çaktivizohen në pajisjet mobile iOS duke aktivizuar seksionin "Kufizo Ndjekjen e Reklamave" (Cilësimet → Privatësia → Reklamat → Kufizo Ndjekjen e Reklamave). Për një përmbledhje dhe më shumë informacion rreth identifikuesve të reklamave, ju lutemi shikoni faqen Apple Advertising and Privacy site
.Wolt përdor ofrues të ndryshëm të analizave dhe telemetrisë të palëve të treta, partnerëve të marketingut ose të filialëve, dhe shërbime të tjera të integruara në softuerin tonë të klientit të listuar më poshtë:
Name | Vendor | Purpose | Vendor privacy statement |
---|---|---|---|
Google Analytics | Analiza e vizitorëve dhe përdorimit | ||
Google AdSense | Targetimi i reklamave | ||
Google Tag Manager | Analizë dhe raportim | ||
Upwave | Upwave | Analizë, marketing dhe raportim në aplikacionin Wolt | |
AppsFlyer | AppsFlyer | Analizë, marketing dhe raportim në aplikacionin Wolt | |
hCaptcha | Intuition Machines, Inc. | Detektimi dhe shmangia e bot-eve dhe raportimi | |
Bugsnag | SmartBear Software Inc. | Ndjekja e ngjarjeve të gabimeve dhe performancës në faqe interneti dhe aplikacione | |
Facebook Graph API | Meta | Menaxhimi i reklamave | |
Facebook Pixel | Meta | Reklama / ndjekja e konvertimit | |
Firebase | Firebase | Platformë për zhvillimin e aplikacioneve mobile dhe web | |
Intercom | Intercom | Bisedë me mbështetje për klientët | |
Ravelin | Ravelin | kundër mashtrimit | |
Riskified | Riskified | Parandalimi i mashtrimeve të pagesave | |
Adform | Adform | Menaxhimi dhe shpërndarja e reklamave online | |
Floodlight | Floodlight | Reklama / ndjekja e konvertimit | |
Microsoft Clarity | Microsoft | Analiza e hartave (heatmaps) të përdoruesve | |
Interspace | Interspace (Accesstrade) | Platformë marketingu affiliate | |
Microsoft Bing | Microsoft | Motor kërkimi | |
Iterable | Iterable | Automatizimi i marketingut | |
LinkedIn InsightTag | LinkedIn Marketing Solutions | Reklama / ndjekja e konvertimit | |
Taboola Pixel | Taboola | Reklama / ndjekja e konvertimit | |
TradeDoubler | TradeDoubler | Reklama / ndjekja e konvertimit | |
Twitter Universal Website Tag | Twitter Ads | Reklama / ndjekja e konvertimit | |
Yahoo | Yahoo | Reklama / ndjekja e konvertimit | |
Reddit Pixel | Reddit Ads | Reklama / ndjekja e konvertimit | |
Sentry | Sentry.io | Software funksional |
Ju lutemi kini parasysh se jo të gjithë ofruesit e mësipërm janë domosdoshmërisht në përdorim në çdo kohë, ose në të gjitha zonat e tregut.
4. QËLLIMET DHE BAZAT PËR PROCESIMIN
Ne përpunojmë të dhënat personale vetëm në masën që është e nevojshme dhe e përshtatshme për qëllimet e veçanta të përpunimit. Ju lutemi kini parasysh se një ose më shumë nga qëllimet dhe bazat ligjore të mëposhtme mund të aplikohen njëkohësisht. Në radhë të parë, Wolt përpunon të dhënat e juaja personale për të realizuar detyrimet tona kontraktuale ndaj jush ose ndaj Organizatës së Klientit, për shembull, në masën që është e nevojshme për të:
ofruar Shërbimet Wolt ndaj jush sipas kontratës mes jush dhe Wolt ose mes Organizates së Klientit dhe Wolt ose mes klientëve Wolt Drive dhe Wolt;
për të realizuar kontratën mes jush dhe Wolt dhe për qëllime të menaxhimit dhe dërgimit të Porosisë së juaj si dhe për të komunikuar me ju mbi ndryshimet në kushtet dhe dispozitat, politikat e privatësisë, ose ndryshime të tjera të rëndësishme që lidhen me kontratën;;
Të përpunojmë pagesat e juaja ose çdo rimbursim (kur është e aplikueshme) dhe t'u ofrojmë partnerëve tanë (restoranteve, shitësve dhe partnerëve tanë korrier, këtu së bashku si "Partnerë") informacionin e nevojshëm për përgatitjen ose dorëzimin e porosisë se juaj; dhe
Të përgjigjemi pyetjeve tē juaja ose të zgjidhim rastet e mbështetjes suaj nëse na kontaktoni.
Për më tepër, mund të përpunojmë të dhënat e juaja personale nëse ekziston një interes i përshtatshëm dhe i justifikueshëm (dmth, një interes legjitim) për të drejtuar, mbajtur dhe zhvilluar biznesin tonë ose për të krijuar dhe mbajtur marrëdhënie me klientët. Kur zgjedhim të përdorim të dhënat e juaja mbi bazën e interesave tona legjitime, peshojmë interesat tona kundrejt të drejtës suaj për privatësi dhe, për shembull, ofrojmë mundësinë për t'u çregjistruar lehtësisht nga komunikimet tona tē marketingut dhe përdorim të dhëna të pseudonimizuara ose që nuk identifikojnë personalisht individin kur është e mundur. Ju keni të drejtë të kundërshtoni përpunimin e të dhënave tuaja mbi bazën e interesit legjitim..
Megjithatë, Wolt mund ta refuzojë një kundërshtim të tillë në përputhje me legjislacionin përkatës, për shembull, nëse përpunimi është i nevojshëm për të përgatitur, ushtruar ose mbrojtur kërkesa ligjore.
Ne përpunojmë të dhënat e juaja personale në masën e nevojshme dhe mbi bazën e interesit legjitim, për shembull, për:
Përpunimin e kërkesave, mbledhjen e borxheve dhe proceset ligjore. Mund të përpunojmë gjithashtu të dhëna për parandalimin e mashtrimeve, abuzimit me shërbimet tona dhe për sigurinë e informacionit, sistemeve dhe rrjeteve.
Të kontaktuar me ju në lidhje me Shërbimet Wolt dhe pēr t'ju informuar për ndryshimet që lidhen me to ose t'ju kërkojmë një vlerësim ose mendim në lidhje me Shërbimet Wolt.
Të reklamojmē Shërbimet Wolt për ju ose t'ju tregojmē reklama të targetuara ose të personalizuara përmes Shërbimeve Wolt, ose t'ju dërgojmë marketing të targetuar për shërbime ose produkte për tē cilat mund të jeni të interesuar. Për të formuar një grup të tillë, mund të përpunojmë informacionet e përmendura më lart në seksionin për të Dhënat e Përdorimit. Ju lutemi kini parasysh se nëse kërkohet nga ligji përkatës, përpunimi i të dhënave personale për qëllime marketingu do të bazohet në pëlqimin e juaj (shih gjithashtu seksionin "Marketingu i Drejtpërdrejt").
Të përmirësojmë cilësinë e Shërbimeve Wolt dhe të zhvillojmë biznesin tonë, për shembull, duke analizuar çdo tendencë në përdorimin e Shërbimeve Wolt duke përpunuar të dhëna në lidhje me përdorimin tuaj të Shërbimeve Wolt.
Të sigurohemi që shërbimet tona të jenë në përputhje me nevojat tuaja, të dhënat personale mund të përdoren për gjëra të tilla si anketat e kënaqësisë së klientëve. Kur është e mundur, ne do të bëjmë këtë duke përdorur vetëm të dhëna të grumbulluara, që nuk mund të identifikojnë individë.
Të përpunojmë të dhënat e juaja brenda grupit Wolt të kompanive në përputhje me këtë Deklaratë Privatësie.
Ndërkohë që përpunojmë të dhënat e juaja personale për qëllimet e ofrimit të Shërbimeve Wolt për ju, si dhe për qëllime të tjera të shënuara më sipër, mund të përdorim mjete automatike për përpunim, të cilat mund të përfshijnë gjithashtu marrjen e vendimeve automatike.
Për më tepër, mund të përpunojmë të dhënat e juaja personale për të administruar dhe përmbushur detyrimet tona ligjore. Kjo përfshin të dhënat që përpunohen për t'u përputhur me detyrimet tona për mbajtjen e librave dhe për t'u ofruar informacion autoriteteve përkatëse si autoritetet tatimore ose autoritetet ekzekutve në përputhje me dispozitat ligjore të detyrueshme.
Në disa pjesë të Shërbimeve Wolt, mund t'ju kërkohet të jepni pëlqimin e juaj për përpunimin e të dhënave personale. Për shembull, brenda Aplikacionit Wolt mund të menaxhoni pēlqimet e juaja të marketingut dhe të tjera. Nëse përpunimi i të dhënave te juaja personale është bazuar në pëlqimin e juaj, mund ta tërhiqni atë në çdo kohë duke na kontaktuar ose duke ndryshuar cilësimet përkatëse të pëlqimit, për shembull brenda Aplikacionit Wolt.
5. TRANSFERIMI NË VENDET JASHTË EVROPËS
Wolt ruan të dhënat e juaja personale kryesisht brenda Zonës Ekonomike Evropiane. Megjithatë, ne kemi ofrues shërbimesh, operacione dhe kompani grupi në disa lokacione gjeografike. Si rezultat, ne dhe ofruesit tanë të shërbimeve mund të transferojmë të dhënat e juaja personale në, ose t’i përpunojmë ato në, juridiksione jashtë Zonës Ekonomike Evropiane ose vendit të banimit të Përdoruesit.
Ne do të ndërmarrim hapa për të siguruar që të dhënat personale të Përdoruesve të marrin një nivel të mjaftueshëm mbrojtjeje në juridiksionet ku ato përpunohen. Ne ofrojmë mbrojtje të përshtatshme dhe të mjaftueshme për transferimet e të dhënave personale në shtete jashtë Zonës Ekonomike Evropiane përmes marrëveshjeve me ofruesit tanë të shërbimeve bazuar në Klauzolat Standarde Kontraktuale (Standard Contractual Clauses) ose përmes masave të tjera mbrojtëse të përshtatshme. Nëse shteti ku përpunohet ose transferohet informacioni nuk është i përfshirë në listën e juridiksioneve që sigurojnë mbrojtje të mjaftueshme sipas ligjeve të Kosovës, Wolt do të respektojë ligjet e mbrojtjes së të dhënave të Kosovës dhe, kur është e nevojshme, do të kërkojë autorizimin paraprak nga autoriteti mbikëqyrës lokal në Kosovë.
Më shumë informacion rreth transferimeve të të dhënave personale mund të merret duke na kontaktuar në ndonjë nga adresat e mësipërme.
6. MARRËSIT E TË DHËNAVE
Ne ndajmë të dhënat e juaja personale brenda organizatës Wolt vetëm nëse dhe aq sa është e nevojshme për qëllimet e kësaj Deklarate të Privatësisë.
Ne nuk ndajmë të dhënat e juaja personale me palë të treta jashtë organizatës Wolt, përveç nëse një nga rrethanat e mëposhtme është e aplikueshme:
Për qëllimet e përcaktuara në këtë Deklaratë të Privatësisë dhe te ofruesit e shërbimeve të autorizuar
Për aq sa palët e treta (si restorantet, tregtarët ose shitësit që ofrojnë porosinë e juaj, partnerët tanë korrier që dorëzojnë porosinë e juaj dhe Organizata e Klientit që mund të paguajë porosinë e juaj) kanë nevojë për qasje në të dhënat personale në mënyrë që ne të kryejmë Shërbimet e Wolt ose për arsye të tjera të ligjshme, ne ofrojmë këto të dhëna te këto palë të treta. Për shembull, ne mund të ndajmë numrin e juaj të telefonit me Partnerin te i cli keni porositur, nëse është e nevojshme, për t'ju pyetur nëse pranoni një produkt zëvendësues në porosi ose për t'ju informuar që një artikull mungon nga porosia juaj ose për ndonjë shpjegim të kërkesave speciale.
Për më tepër, ne mund të ofrojmë të dhënat e juaja personale te kompanitë tona tē grupit ose te ofruesit e shërbimeve të autorizuar që kryejnë shërbime për ne (përfshirë ruajtjen e të dhënave, kontabilitetin, analiza, shitjet dhe marketingun dhe parandalimin e mashtrimeve me pagesa) për t’i përpunuar ato për ne dhe te ofruesit e shërbimeve të pagesave për të përpunuar pagesat e juaja te ne.
Kur të dhënat përpunohen nga palët e treta për llogari të Wolt, Wolt ka ndërmarrë masat kontraktuale dhe organizative të përshtatshme për të siguruar që të dhënat e juaja përpunohen vetëm për qëllimet e përcaktuara në këtë Deklaratë të Privatësisë dhe në përputhje me të gjitha ligjet dhe rregullat e aplikueshme dhe sipas udhëzimeve tona dhe masave të përshtatshme të sigurisë dhe ruajtjes së konfidencialitetit.
Ju lutemi kini parasysh se nëse ju ofroni të dhëna personale drejtpërdrejt te një palë e tretë, si përmes një linku në Shërbimet e Wolt, përpunimi zakonisht bëhet në bazë të politikave dhe standardeve të tyre.
Me Partnerët për kryerjen e Shërbimeve të Wolt
Për aq sa palët e treta, si Partnerët që përgatisin, shesin dhe/ose dorëzojnë porosinë e juaj, partnerët tanë korrier që dorëzojnë porosinë e juaj dhe Organizata e Klientit që mund të paguajë porosinë e juaj, kanë nevojë për qasje në të dhëna personale në mënyrë që ne të kryejmë Shërbimet Wolt, ne ofrojmë të dhënat e juaja te këto palë të treta.
Ne i ofrojmë Partnerit dhe, kur është e aplikueshme, kompanisë së tij amë ose kompanise qē i ka dhēne françizen, të dhënat personale të nevojshme për të përmbushur porosinë e juaj. Në varësi të rolit të Partnerit, kjo mund të përfshijë emrin e juaj, adresën e dorëzimit dhe të dhëna të lidhura me blerjen e juaj, duke përfshirë detaje për vendin, numrin e porosisë, kohën e porosisë dhe dorëzimit, metodën e dorëzimit, produktet e porositura, komentet dhe vlerësimet që keni dhënë për porosinë. Këto të dhëna i jepen Partnerit për t’i mundësuar Partnerit të ofrojë porosinë, përfshirë, kur është e aplikueshme, marrjen e produkteve në dyqan, sigurimin e cilësisë së shërbimit dhe përzgjedhjes së produkteve që janë në dispozicion në Wolt si dhe për tē vepruar ne pajtim me detyrimet ligjore të Partnerit. Kur Partneri përpunon këto detaje për qëllime të përmbushjes së të drejtave dhe detyrimeve të tij, siç janë detyrimet ligjore ndaj jush, Partneri është kontrollues i pavarur i të dhënave personale dhe është përgjegjës për ligjshmërinë e operacioneve të tij të përpunimit.
Ju mund të keni mundësinë të shtoni detajet e kartelës suaj të bonusit të Partnerit ose programit të besnikërisë në Shërbimin Wolt për qëllime të lidhjes së porosive të bëra te Partneri me programin përkatës të besnikërisë, në përputhje me kushtet e përcaktuara nga Partneri. Wolt do të ndajë këto detaje te Partneri dhe Partneri është kontrollues i pavarur i këtyre detajeve dhe për këtë arsye është përgjegjës për sigurimin e ligjshmërisë së përpunimit.
Ne mund të ndajmë gjithashtu numrin e juaj të telefonit dhe emrin me Partnerin që keni porositur, nëse është e nevojshme, për t'ju pyetur nëse pranoni një produkt zëvendësues në porosinë e juaj ose për t'ju informuar që një artikull ka munguar nga porosia juaj ose për ndonjë shpjegim të kërkesave speciale ose për qëllime të tjera të nevojshme që lidhen me kryerjen e porosisë. Për dorëzimet që kryhen nga Partnerët tanë tregtarë vetë, mund të ndajmë gjithashtu adresën e juaj të dorëzimit dhe numrin e juaj të telefonit me ata Partnerë.
Për arsye ligjore dhe procese ligjore
Ne mund të ndajmë të dhënat e juaja personale me palë të treta jashtë Wolt nëse kemi besim të mirë se qasja dhe përdorimi i të dhënave personale është i nevojshem pēr: (i) të vepruar nē pajtim me çdo ligj të zbatueshëm, rregullim dhe/ose urdhër gjykate; (ii) të zbulojmë, parandalojmë ose nē menyre tjetēr të veprojmë lidhur me mashtrimin, krimin, çështjet e sigurisë ose teknike; dhe/ose (iii) për të mbrojtur interesat, pronat ose sigurinë e Wolt, Përdoruesve ose publikut për aq sa është në përputhje me ligjin. Kur është e mundur, ne do t’ju informojmë për këtë përpunim.
Për arsye të tjera të ligjshme
Nëse Wolt është i përfshirë në një bashkim, blerje ose shitje asetesh, ne mund të transferojmë të dhënat e juaja personale te pala e tretë e përfshirë. Megjithatë, ne do të vazhdojmë të sigurojmë konfidencialitetin e të dhënave personale. Ne do t’i njoftojmë të gjithë Përdoruesit e përfshirë kur të dhënat personale transferohen ose bëhen subjekt i një deklarate të ndryshme të privatësisë.
Me pëlqimin e juaj të qartë
Ne mund të ndajmë të dhënat e juaja personale me palë të treta jashtë Wolt kur kemi pëlqimin e juaj të qartë për ta bërë këtë. Ju keni të drejtën ta tërhiqni këtë pëlqim në çdo kohë pa pagesë, për shembull, duke na kontaktuar.
7. PERIUDHA E RUAJTJES
Wolt nuk ruan të dhënat e juaja personale më gjatë se sa lejohet me ligj dhe se sa është e nevojshme për qëllimet e ofrimit të Shërbimeve të Wolt ose pjesëve përkatëse të tyre. Periudha e ruajtjes varet nga natyra e informacionit dhe qëllimet e përpunimit. Periudha maksimale mund të ndryshojë, pra, për çdo përdorim. Pasi një Përdorues të fshijë llogarinë e tij, të dhënat personale mund të ruhen vetëm për aq kohë sa kërkohet nga ligji ose është e nevojshme për detyrimet tona ligjore ose interesat tona legjitime, siç janë trajtimi i kërkesave, mbajtja e librave, raporte të brendshme dhe qëllime pajtimi të llogarive. Ne e vlerësojmë rregullisht periudhën e ruajtjes për të siguruar që të dhënat të ruhen vetëm për periudhën e nevojshme.
8. TË DREJTAT E JUAJA
E Drejta për Qasje
Keni të drejtën të qaseni dhe të informoheni mbi të dhënat e juaja personale që përpunohen nga ne. Ne ofrojmë mundësinë për të parë disa të dhëna përmes llogarisë suaj në Shërbimet Wolt ose mund të kërkoni një kopje të të dhënave te juaja personale duke na kontaktuar.
E Drejta për të Tërhequr Pëlqimin
Në rast se përpunimi është bazuar në një pëlqim të dhënë nga Përdoruesi, Përdoruesi mund të tërheqë pëlqimin në çdo kohë pa pagesë. Tërheqja e pëlqimit mund të kufizojë përdorimin e Shërbimeve të Wolt. Tërheqja e pëlqimit nuk ndikon në ligjshmërinë e përpunimit bazuar në pëlqimin para tërheqjes së tij.
E Drejta për të Korrigjuar
Keni të drejtën për tē korrigjuar ose të plotësuar të dhënat personale të pasakta ose të pamjaftueshme që kemi ruajtur për ju duke na kontaktuar. Mund të korrigjoni ose përditësoni disa nga të dhënat e juaja personale përmes llogarisë suaj në Shërbimet e Wolt.
E Drejta për të Fshirë
Gjithashtu mund të kërkoni që ne të fshijmë të dhënat e juaja personale nga sistemet tona. Ne do të përmbushim një kërkesë të tillë përveç nëse kemi arsye të ligjshme për të mos fshirë të dhënat.
E Drejta për të Kundërshtuar
Mund të keni të drejtën të kundërshtoni përdorimin e caktuar të të dhënave tē juaja personale nëse ato përpunohen për qëllime të tjera përveç atyre që janë të nevojshme për realizimin e Shërbimeve të Wolt ose për tē vepruar nē pajtim me një detyrim ligjor. Nëse kundërshtoni përpunimin e mëtejshëm të të dhënave tē juaja personale, kjo mund të kufizojë përdorimin e Shërbimeve të Wolt.
E Drejta e Kufizimit tē Përpunimit
Mund të kërkoni nga ne të kufizojmë përpunimin e të dhënave personale, për shembull, kur kërkesat për fshirjen, korrigjimin ose kundërshtimin e të dhënave janë në pritje dhe/ose kur ne nuk kemi arsye të ligjshme për të përpunuar të dhënat tuaja. Kjo mund të kufizojë përdorimin e Shërbimeve të Wolt.
E Drejta e Transferimit tē të Dhënave
Keni të drejtën të merrni të dhënat personale që keni ofruar tek ne vetë në një format të strukturuar dhe të përdorur gjerësisht dhe t’i transmetoni ato të dhëna te një kontrollues tjetër.
Si të Përdorni të Drejtat Tuaja
Të drejtat e mësipërme mund të përdoren duke kontaktuar mbështetjen e Wolt ose duke dërguar një letër ose e-mail tek ne në adresat e përcaktuara më sipër, duke përfshirë informacionin e mëposhtëm: emri i plotë, adresa, adresa e e-mailit dhe një numër telefoni. Nëse keni një llogari Wolt, ne rekomandojmë që të na kontaktoni përmes mbështetjes së Wolt, pasi kjo na mundëson të ju identifikojmë më lehtë. Mund të kërkojmë ofrimin e informacionit shtesë të nevojshëm për të konfirmuar identitetin e Përdoruesit. Mund të refuzojmë ose të faturojmë kërkesa që janë tepër të përsëritura, të tepruara ose që janë qaertestisht të pabazuara.
9. MARKETINGU I DREJTPËRDREJT
Përdoruesi ka të drejtën të na ndalojë përdorimin e të dhënave personale për qëllime të marketingut të drejtpërdrejtë, kërkime tregu dhe profilizim për marketing të drejtpërdrejtë, duke na kontaktuar në adresat e përmendura më lart ose duke përdorur funksionalitetet e Shërbimeve të Wolt ose mundësinë e çregjistrimit të ofruar në lidhje me çdo mesazh marketingu të drejtpërdrejtë.
10. PARAQITJA E NJË ANKESE
Në rast se Përdoruesi konsideron se përpunimi i të dhënave personale nga ana jonë nuk ështē nē pajtim me ligjet përkatëse për mbrojtjen e të dhënave, Përdoruesi mund të paraqesë një ankesë tek autoriteti mbikëqyrës lokal për mbrojtjen e të dhënave në Kosovë ose të kërkojë dëmshpërblim për dëmet përmes një gjykate kompetente në Kosovë.
11. SIGURIA E INFORMACIONIT
Ne përdorim masa administrative, organizative, teknike dhe fizike për të mbrojtur të dhënat personale që mbledhim dhe përpunojmë. Masat përfshijnë, për shembull, kur është e nevojshme, enkriptimin, pseudonimizimin, mure mbrojtëse (firewall), objekte të sigurta dhe sisteme të drejtimeve të qasjes. Kontrolli ynë i sigurisë është i dizajnuar për të ruajtur një nivel të përshtatshëm të konfidencialitetit, integritetit, disponueshmërisë, qëndrueshmërisë dhe aftësisë për të rikuperuar të dhënat. Ne i testojmë rregullisht Shërbimet e Wolt, sistemet dhe asetet e tjera për pasiguri të mundshme. Për më tepër, qasja në të dhënat personale nga ana e punonjësve të Wolt është e kufizuar dhe qasja kufizohet në atë që është e nevojshme për qëllimet e detyrave të punonjësit.