Si të hyni në Portalin e Tregtarit Wolt

Gjithçka që duhet të dini rreth identifikimit të Tregtarit Wolt, duke filluar nga aksesi në llogarinë tuaj, shtimi i përdoruesve, gjetja e fjalëkalimit tuaj dhe më shumë.

Pasqyrë e përgjithshme

Tashmë një partner i Wolt Merchant? Identifikohuni te Portali i Tregtarit.

Identifikimi te Portali i Tregtarit Wolt është hapi i parë drejt ndërtimit të shitjeve tuaja fitimprurëse në internet. Kjo platformë gjithëpërfshirëse ju mundëson të monitoroni porositë, të analizoni të dhënat e shitjeve dhe të përditësoni menunë tuaj të restorantit dhe orarin e punës. 

Si mund të Identifikohem te Portali i Tregtarit?

Hapi i parë për të menaxhuar biznesin tuaj dhe për të rritur shitjet tuaja në internet me Wolt është identifikimi te Portali i Tregtarit.

Kur regjistruat biznesin tuaj me Wolt, ne krijuam automatikisht një llogari me email-in që keni përdorur gjatë regjistrimit. Ja si të identifikoheni:

  1. Identifikohuni te Portali i Tregtarit.

  2. Vendosni e-mail që përdorët për t’u regjistruar në Wolt

  3. Klikoni në e-mail që ju ka ardhur nga Wolt dhe klikoni linkun që është vendosur në të

  4. Kaq ishte - jeni futur në Portalin e Tregtarit

Si mund të shtoj përdorues në llogarinë time në Portalin e Tregtarit?

Fuqizoni ekipin duke shtuar më shumë përdorues në llogarinë tuaj në Portalin e Tregtarit. Ndiqni hapat më poshtë:

  • Identifikohuni në llogarinë tuaj të Portalin e Tregtarit.

  • Klikoni në “Access Menagement" (Menaxhimi i askesit) në skedën e majtë të navigimit.

  • Nën “Merchant Admin Users" (Përdoruesit administrativë të Tregtarit), klikoni mbi “+ Invite User” për të ftuar ekipin tuaj përmes postës elektronike dhe për të caktuar të drejtat e tyre të përdoruesit bazuar në pjesët e aplikacionit që ata duhet të përdorin:

    • Punëtori i restorantit: Mund të shohë dhe modifikojë menutë por nuk mund të shtojë përdorues të rinj.

    • Menaxheri i restorantit: Mund të shikojë dhe modifikojë menutë dhe të shtojë përdorues

ℹ️ Përdoruesit e ftuar do të duhet të krijojnë një llogari Wolt.

Identifikohuni te Portali i Tregtarit

Dëshironi të mësoni më shumë rreth Portalit të Tregtarit?

Nëse dëshironi të dini më shumë, shkoni te Si të përdorni Portalin e Tregtarit Wolt.

Dëshironi më shumë udhëzime hap-pas-hapi?