Kushtet e Shërbimit për Përdoruesit
Duke përdorur Shërbimin Wolt, ju pranoni të jeni të obliguar sipas këtyre Kushteve të Shërbimit për Përdoruesit (“Kushtet e Shërbimit”).
Ju lutemi lexoni me kujdes Kushtet e Shërbimit në vijim përpara se të përdorni Shërbimin Wolt. Nëse nuk jeni dakord me Kushtet e Shërbimit, nuk mund ta përdorni Shërbimin Wolt. Këto Kushte Shërbimi vlejnë për çdo përdorim të Shërbimit Wolt dhe për Marrëveshjet e Blerjeve që bëhen mbi këtë bazë. Disa shërbime ose veçori të disponueshme në Shërbimin Wolt mund t’u nënshtrohen kushteve dhe kritereve shtesë. Një përshkrim më i detajuar i Shërbimit Wolt dhe informacion mbi kërkesat e sistemit është i disponueshëm në wolt.com.
Nëse keni një llogari Wolt for Work, këto Kushte të Shërbimit zbatohen gjithashtu për klientin tonë – partnerin afarist që ju ka ofruar Funksionin Wolt for Work („Klienti – partneri afarist“), në lidhje me Porositë që bëni përmes Funksionit Wolt for Work. Nëse ka ndonjë mospërputhje ndërmjet këtyre Kushteve të Shërbimit dhe Kushteve të Korporatës Wolt që zbatohen për Klientin – partnerin afarist, do të mbizotërojnë Kushtet e Korporatës Wolt.
Kushtet e Shërbimit lidhen vetëm midis nesh dhe Përdoruesit, dhe jo me Apple Inc., ndërsa Apple Inc. nuk është përgjegjëse për Aplikacionin Wolt ose përmbajtjen e tij. Ju pranoni që Apple Inc., dhe shoqëritë e saj bija (“Apple”), janë përfituese si palë e tretë të Kushteve të Shërbimit, dhe se, pas pranimit tuaj të Kushteve të Shërbimit, Apple do të ketë të drejtën (dhe do të konsiderohet se e ka pranuar këtë të drejtë) të kërkojë zbatimin e Kushteve të Shërbimit ndaj jush si përfituese si palë e tretë e tyre.
1. Përkufizimet
“Partner Korrier” do të thotë çdo person fizik i angazhuar nga ose nëpërmjet një Partneri të Flotës, qoftë si punonjës, kontraktor i pavarur ose zëvendësues i lejuar, për kryerjen e livrimit të produkteve të Partnerëve përmes Shërbimit Wolt.
“Partner” do të thotë një restorant, dyqan me pakicë ose partner tjetër shërbimi që ka nënshkruar një marrëveshje partneriteti me Wolt, ose zëvendësuesin e tyre, dhe i cili si tregtar ofron produktet dhe shërbimet e tij të livrimit ose shërbime të tjera për shitje përmes Shërbimit Wolt dhe është Shitës i Regjistruar. Përveç në rast se është përcaktuar ndryshe në Shërbimin Wolt, të gjithë Partnerët janë tregtarë sipas kuptimit të ligjeve për mbrojtjen e konsumatorëve në vendin tuaj.
“Marrëveshje për Blerje” do të thotë një marrëveshje për blerjen e produkteve të Partnerit dhe livrim të mundshëm ose shërbime tjera që janë bërë në një Porosi. Sa i përket Porosive të bëra përmes Funksionit ‘Wolt for Work’, Marrëveshja për Blerje paraqet një marrëveshje detyruese midis Partnerit dhe Organizatës Kliente. Sa u përket Porosive të bëra përmes çfarëdo metode tjetër pagese të Përdoruesit, Marrëveshja për Blerje paraqet një marrëveshje detyruese midis Partnerit dhe Përdoruesit.
“Shitës i Regjistruar” do të thotë pala që ua shet produktet ose shërbimet përkatëse Përdoruesve në emër të vet dhe për llogari të vet, si dhe e cila është përgjegjëse për detyrimet ndaj konsumatorëve në lidhje me atë shitje, duke përfshirë, por pa u kufizuar në, lëshimin ose vënien në dispozicion të çdo fature, llogarie, llogarie fiskale apo dokumenti të ngjashëm të kërkuar sipas legjislacionit të zbatueshëm.
“Përdorues” ose “ju” do të thotë një person fizik që përdor Shërbimin Wolt. Përdoruesi duhet të jetë 18 vjeç ose më i vjetër.
“Wolt” ose “WOLT TECHNOLOGIES NORTH MACEDONIA DOOEL Shkup” do të thotë:
Kompania për tregti dhe shërbime WOLT TECHNOLOGIES NORTH MACEDONIA SHPKPV Shkup, me seli të regjistruar në Rr. “Kej 13 Nëntori” nr. 28, ndërtesa Grand River, 1000 Shkup, kati 1, e regjistruar me numrin 7807325.
“Aplikacioni Wolt” do të thotë një aplikacion digjital i emërtuar Wolt i ofruar nga Wolt për personat fizikë dhe juridikë për të porositur produkte nga Partnerët e Wolt.
“Llogaria ‘Wolt for Work’” do të thotë një llogari përdoruesi në Aplikacionin Wolt, në të cilën është shtuar Funksioni ‘Wolt for Work’.
“Veçoria ‘Wolt for Work’” do të thotë metoda e pagesës dhe veçoria e Aplikacionit Wolt përmes së cilës Përdoruesit e autorizuar të Organizatës Kliente mund të parashtrojnë Porosi në shpenzim të Organizatës Kliente.
“Shërbimi Wolt” nënkupton edhe aplikacionin Wolt edhe faqen e internetit të Wolt wolt.com, si dhe vende të tjera shtesë siç është përmendur në wolt.com.
2. Identiteti i Wolt
WOLT TECHNOLOGIES NORTH MACEDONIA DOOEL Shkup, me seli të regjistruar në Rr. “Kej 13 Nëntori” nr. 28, ndërtesa Grand River, 1000 Shkup, kati 1 e regjistruar me numrin 7807325.
Wolt Oy, me seli të regjistruar në Pohjoinen Rautatiekatu 21, 00100 Helsinki, Finlandë, numri identifikues i biznesit 2646674-9, dhe me numër identifikues të TVSH-së FI26466749
Emri tregtar: “Wolt”
Adresa e email-it: support@wolt.com
Si agjent i Partnerit, Wolt do t'ju ndihmojë në lidhje me kërkesat për kthim të parave, ankesat dhe pretendime të tjera eventuale që janë në lidhje me transaksionet tuaja në Shërbimin Wolt. Prandaj, mund të kontaktoni Wolt drejtpërsëdrejti me të dhënat e kontaktit që janë paraqitur më sipër në rast të ndonjë kontesti ose pretendimi që ka të bëjë me Shërbimin Wolt.
Informacione rreth identitetit dhe produkteve e shërbimeve të Partnerëve janë ofruar në Shërbimin Wolt.
3. Përshkrimi i Shërbimit Wolt
3.1. Wolt ofron një platformë teknologjike, e cila i lidh Përdoruesit, Partnerët dhe Partnerët Korrierë. Teknologjia e Wolt-it u lejon Përdoruesve të bëjnë porosi për ushqim dhe/ose mallra të tjera nga Partnerë të ndryshëm dhe Përdoruesit gjithashtu mund të porosisin shërbime livrimi. Wolt nuk është një restorant, kompani livrimi ose biznes për përgatitje të ushqimeve. Çdo koordinim livrimi nga Wolt përbën një komponent ndihmës dhe të integruar të Shërbimit Wolt, i kryer në lidhje me dhe në varësi me transaksionin themelor të tregtisë elektronike midis Partnerit dhe Përdoruesit. Livrimi kryhet nga partnerët palë të treta, domethënë Partneri Korrier.
3.2. Partneri ofron informacione në lidhje me produktet e tij dhe shërbimet e mundshme në Shërbimin Wolt, duke përfshirë, por pa u kufizuar në informacionet mbi karakteristikat e produktit, alergjenët dhe udhëzimet e përdorimit. Nëse keni alergji ose restriksione të tjera ushqimore ose për ndonjë arsye tjetër dëshironi të merrni informacione më të detajuara në lidhje me produktet, ju lutemi kontaktoni Partnerin përkatës. Gjithashtu mund të kontaktoni Sektorin për mbështetje të klientëve të Wolt, prej nga mund ta kontaktojnë Partnerin në emrin tuaj për pyetje të tilla. Megjithatë, Partneri është përgjegjës për dhënien e informacionit të saktë, të azhurnuar dhe të kërkuar ligjërisht në lidhje me produktet, duke përfshirë dhënien e informacionit mbi çmimet e zbatueshme si dhe duke e paraqitur çmimin për njësi dhe taksat e zbatueshme. Tarifa e zbatueshme e livrimit dhe tarifat tjera shtesë do t’i komunikohen qartë Përdoruesit në përputhje me legjislacionin e zbatueshëm. Produktet që janë në shitje në Shërbimin Wolt mund të shoqërohen me imazhe të ofruara nga Partneri. Nëse nuk është përcaktuar ndryshe, imazhet kanë për qëllim të ndihmojnë identifikimin dhe përzgjedhjen e produkteve, ndërkaq pamja ose paketimi aktual i ndonjë produkti mund të jetë ndryshe për shkak të, p.sh. paketimit të azhurnuar dhe variacionit natyror, veçanërisht në rastin e ushqimeve të përgatitura. Ju lutemi të keni parasysh se shitja dhe blerja e produkteve dhe shërbimeve të Partnerit mund t’u nënshtrohen kushteve dhe kritereve shtesë të Partnerit ose Wolt-it sipas rastit, siç është përcaktuar në Shërbimin Wolt, e të cilat do t’i vihen në dispozicion Përdoruesit në Shërbimin Wolt përpara përmbylljes së blerjes përkatëse.
3.3. Gjatë përzgjedhjes së produkteve dhe shërbimeve të Partnerit, të cilat Përdoruesi dëshiron t’i blejë nga Partneri, Përdoruesi bën një urdhër të detyrueshëm për të blerë produktet dhe shërbimet nga Partneri sipas kushteve dhe kritereve që janë paraqitur për Përdoruesin këtu dhe në Shërbimin Wolt para se të bëjë porosinë (“Porosia”). Pasi të ketë marrë Porosinë, detajet për porosinë Wolt do t’ia transmetojë Partnerit. Kur Porosia pranohet nga Partneri dhe Wolt i ka dhënë Përdoruesit një konfirmim porosie në emër të Partnerit, Përdoruesi (ose sipas rastit, Klienti – partneri afarist) dhe Partneri hyjnë në Marrëveshjen e Blerjes për blerjen e produkteve të Partnerit. Paralelisht, Wolt ofron shërbimet e platformës dhe lehtëson realizimin e dorëzimit të Porosisë suaj nëpërmjet një Partneri Korrier. Kontrata për ofrimin e këtyre shërbimeve është ndërmjet jush dhe Wolt. Partneri do të lëshojë dhe do t’i ofrojë Përdoruesit faturën, llogarinë, llogarinë fiskale ose dokument të ngjashëm të kërkuar sipas legjislacionit të zbatueshëm, për produktet e Partnerit dhe, në masën e aplikueshme, për shërbimet e livrimit, në përputhje me legjislacionin e zbatueshëm. Përmbushja e Porosisë varet nga disponueshmëria, dhe Wolt dhe Partneri rezervojnë të drejtën, sipas gjykimit vetëm të tyre, të mos pranojnë ose të anulojnë ndonjë Porosi.
3.4. Nëse Përdoruesi blen shërbime livrimi për produktet e porositura, platforma njofton një Partner Korrier se një mundësi livrimi është e disponueshme dhe teknologjia lehtëson realizimin e livrimit për Përdoruesin.
3.5 Partneri mund të inkasojë nga Përdoruesi një tarifë dërgimi në lidhje me livrimin e produkteve ose shërbimeve të porositura. Wolt mund të inkasojë nga Përdoruesit tarifa për shërbimet e ofruara nga Wolt, aty ku është e aplikueshme. Tarifa e shërbimit dhe çdo tarifa ose shtesa të tjera (kur është e aplikueshme) do të specifikohen në Shërbimin Wolt aty ku është e nevojshme dhe do t’i komunikohen Përdoruesit në përputhje me legjislacionin e zbatueshëm. Tarifa e shërbimit që ju ngarkon Wolt llogaritet mbi nëntotalin e artikujve të Porosisë suaj (d.m.th., çmimin total të produkteve në Porosi, pa përfshirë tarifën e dorëzimit dhe çdo tarifë tjetër), përpara se të aplikohen zbritjet ose promocionet. Tarifa e shërbimit është një përqindje e nëntotalit të artikujve, me një shumë minimale dhe një shumë maksimale, dhe mund të ndryshojë në varësi të Partnerit. Përqindja e saktë dhe shuma minimale dhe maksimale përkatëse tregohen në faqen e secilit Partner në Shërbimin Wolt. Shuma e saktë e tarifës së shërbimit do t’ju shfaqet përpara se të bëni Porosinë.
3.6. Partneri i përzgjedhur nga Përdoruesi do të përgatisë dhe/ose mbledhë dhe paketojë produktet e përcaktuara me Porosinë. Wolt nuk është përgjegjës ose i detyruar ndaj Përdoruesit për realizimin e duhur të Marrëveshjes së Blerjes nga Partneri.
3.7. Kur përdorni Shërbimin Wolt, mund të kërkohet një vlerë minimale për blerje, në të cilin rast për këtë do të njoftoheni para se ta bëni Porosinë. Në rastet kur me një Porosi nuk përmbushet kushti për vlerën minimale të kërkuar, mund të aplikohet një tarifë shtesë, e cila do t’ju prezantohet para se të parashtroni Porosinë, ose mund të shtoni produkte në Porosinë tuaj për të përmbushur vlerën minimale. Partneri përcakton, sipas gjykimit vetëm të tij, përzgjedhjen dhe çmimet e produkteve të tyre të disponueshme në Shërbimin Wolt. Partneri gjithashtu mund të vendosë kufizime të caktuara në Porosinë tuaj, siç janë kufizimet sasiore dhe kufizimet e madhësisë së Porosisë. Partneri është përgjegjës që t’ju informojë për çdo kufizim në lidhje me disponueshmërinë e ndonjë produkti. Përdoruesi pranon që në rast se ndonjë produkt i caktuar është përkohësisht i padisponueshëm, Partneri do të përmbushë pjesën e mbetur të Porosisë suaj pa përfshirë produktin e padisponueshëm në Porosi. Ju nuk do të paguani për produktet që nuk janë të disponueshme në kohën e parashtrimit së Porosisë.
3.8. Ndonjëherë, ndonjë artikull që e porosisni mund të mos jetë në dispozicion përkohësisht. Në rastet kur ndonjë Partner ka ofruar zëvendësime të artikujve, do ta shihni opsionin e zëvendësimeve në Shërbimin Wolt përpara se ta konfirmoni Porosinë tuaj. Nëse është e disponueshme, mund t’i lejoni Partnerit të zëvendësojë artikullin që mungon me ndonjë artikull të krahasueshëm, ose të përzgjedhni kthimin e parave për artikullin konkret. Zëvendësimet e artikujve përzgjedhen si opsion i parazgjedhur në rastet kur zëvendësimet janë të ofruara, por mund ta ndryshoni këtë për artikuj të caktuar përpara se ta konfirmoni Porosinë tuaj. Nëse lejoni zëvendësim të artikujve, Partneri mund ta zëvendësojë një artikull që mungon me një artikull të krahasueshëm. Partneri do t’u përmbahet parimeve të përgjithshme vijuese për secilin zëvendësim: (i) Artikulli zëvendësues duhet të jetë sa më i ngjashëm që është e mundur për nga lloji, karakteristikat kryesore, cilësia dhe përdorimi i synuar; (ii) Përbërësit kryesorë, përbërësit aktivë ose karakteristikat kryesore nuk duhet të dallojnë materialisht, megjithatë shija e përzgjedhur mund të dallojë; (iii) Duhet të respektohen kërkesat e përputhshmërisë, alergjenët dhe karakteristikat specifike dietike ose funksionale, si për shembull pa laktozë, pa gluten, organike, hipoalergjike, i papërshkueshëm nga uji, sasia e alkoolit; (iv) Marka mund të dallojë, përveç nëse natyra e produktit kërkon ekuivalencë më të afërt; (v) Kur nuk ka një zëvendësim të qartë, Partneri mund t’ju kontaktojë. Nëse ofrohet një zëvendësim i artikullit, në asnjë rast nuk do të paguani më shumë se çmimi i artikullit origjinal. Në rastet kur artikulli zëvendësues kushton më pak, do ta paguani shumën më të ulët, ndërkaq nëse artikulli zëvendësues kushton më tepër, do ta paguani vetëm çmimin e artikullit origjinal. Në rast se zëvendësimet nuk janë ofruar si veçori në Shërbimin Wolt për ndonjë Partner, nëse keni përzgjedhur kthimin e parave në vend të ndonjë zëvendësimi, ose nëse nuk ka asnjë zëvendësim të përshtatshëm në dispozicion, do t’ju kthehen paratë për artikullin që mungon.
3.9. Pasi Porosia juaj të jetë livruar, do të keni mundësinë të jepni vlerësim për Porosinë tuaj në Shërbimin Wolt. Procesi ynë siguron që vlerësimet të vijnë vetëm nga Përdoruesit që kanë bërë një blerje nga një Partner përkatës. Përdoruesit mund të japin vlerësim të Porosisë së tyre pasi ajo të jetë përfunduar dhe livruar. Vlerësimet shfaqen në Shërbimin Wolt në faqen e objektit të Partnerit dhe pasqyrojnë mesataren e vlerësimeve të pranuara gjatë 6 muajve të mëparshëm. Vetëm vlerësimi i përgjithshëm për ushqimin ose produktet e tjera merret parasysh kur përllogaritet vlerësimi mesatar i ndonjë Partneri. Ju gjithashtu mund të jepni vlerësim për secilin ose disa nga artikujt individualë të përfshirë në Porosinë tuaj. Vlerësimet specifike të artikujve nuk ndikojnë në vlerësimin e Partnerit, por ato përdoren për optimizimin e rekomandimeve që ju i shihni në Shërbimin Wolt. Me qëllim që vlerësimet të jenë relevante, vlerësimi i objektit përditësohet rregullisht. Vlerësimet e shfaqura nuk ndikohen nga vlerësimet e sponsorizuara ose nga marrëdhëniet kontraktuale me Partnerët.
3.10. Për të shmangur çfarëdo dyshimi, shërbimet, veçoritë ose funksionet e disponueshme për cilindo Përdorues në një kohë të caktuar mund të mos jenë të disponueshme për të gjithë Përdoruesit në të njëjtën kohë ose në çdo kohë, dhe disa shërbime, veçori ose funksione mund të jenë të disponueshme vetëm në versionin më të fundit të Aplikacionit Wolt.
3.11. Shërbimi Wolt përdor sisteme rekomanduese për t’ju rekomanduar Partnerë dhe artikuj përkatës. Lexoni më tepër këtu. Wolt rezervon të drejtën për të ndryshuar këtë informacion pasi mund t’i ndryshojë algoritmet, praktikat dhe parametrat e tij herë pas here.
4. E drejta e tërheqjes dhe kthimit të produkteve
4.1. Ju nuk mund të tërhiqeni nga ose të anuloni një Porosi për produkte ose shërbime pasi ta keni parashtruar atë Porosi, përveç nëse shprehimisht është përcaktuar ndryshe në këto Kushte Shërbimi. Përpara se të parashtroni ndonjë Porosi për një produkt ose shërbim, duhet ta shqyrtoni me kujdes përzgjedhjen tuaj.
4.2. Nëse jeni konsumator, keni të drejtën e tërheqjes në përputhje me dispozitat ligjore të vendit ku jetoni. Për qëllimet e këtyre Kushteve të Shërbimit, “Konsumator” do të thotë çdo person fizik që përdor Shërbimin Wolt dhe parashtron Porosi për një qëllim që kryesisht nuk mund t’i atribuohet veprimtarisë së tij tregtare ose profesionale të pavarur.
4.3. Wolt i respekton kufizimet e të drejtave statutore të konsumatorëve për anulim, siç përcaktohet në legjislacionin e zbatueshëm, sipas të cilit, e drejta e tërheqjes nuk do të ekzistojë për Marrëveshjet e Blerjes që kanë të bëjnë me artikuj të caktuar, duke përfshirë, por pa u kufizuar në, produktet si vijon:
produktet si ushqimet që prishen shpejt ose që mund të skadojnë shpejt,
produktet mjekësore,
produktet e prodhuara sipas specifikimeve tuaja ose qartas të personalizuara,
produkte të vulosura, të cilat nuk janë të përshtatshme për kthim për arsye të mbrojtjes së shëndetit ose për arsye higjienike, nëse produkte të tilla janë hapur pas livrimit,
produkte të cilat, sipas natyrës së tyre, janë të përziera në mënyrë të pandashme, pas livrimit, me artikuj të tjerë,
lojëra, filma ose programe kompjuterike të vulosura, të cilat janë hapur pas livrimit,
furnizimi me gazeta, revista ose botime periodike, me përjashtim të kontratave të abonimit për botimet e tilla,
furnizimet me pije alkoolike, kur çmimi është dakorduar në kohën e lidhjes së kontratës së shitjes, livrimi është caktuar të realizohet pas të paktën tridhjetë (30) ditësh, dhe vlera reale varet nga luhatjet e tregut jashtë kontrollit të Partnerit,
kontratat e shërbimit kur shërbimi është kryer plotësisht, por nëse kontrata krijon një detyrim pagese për konsumatorin vetëm nëse kryerja ka filluar me pëlqimin paraprak të shprehur nga konsumatori dhe pranimin e shprehur se konsumatori humbet të drejtën për t’u tërhequr nga kontrata pasi kontrata të jetë realizuar plotësisht nga Partneri.
4.4. Ju keni të drejtë të tërhiqeni nga Marrëveshja e Blerjes së produkteve, për të cilat ekziston e drejta e tërheqjes, në afat prej 14 ditësh nga dita e livrimit të produkteve në Porosinë pa dhënë një arsye për anulimin. Për të ushtruar të drejtën tuaj të tërheqjes, duhet ta informoni Wolt për vendimin tuaj për anulim me një deklaratë të qartë (p.sh., një email ose një mesazh të dërguar përmes komunikimit me shërbimin për përkrahje të klientit në aplikacionin e Wolt) në periudhën kohore të përmendur prej 14 ditësh. Partneri, si tregtar i produkteve në Porosinë tuaj ka autorizuar Wolt të merr njoftimin për tërheqjen në emër të Partnerit. Në rast se Partneri ka zgjedhur të ofrojë një periudhë anulimi më të gjatë se 14 ditë, një periudhë e tillë do të zbatohet për Porositë e bëra përmes Shërbimit Wolt nëse është përmendur shprehimisht në detajet përshkruese për Partnerin në Shërbimin Wolt. Nëse dëshironi, mund të përdorni dizajnin e formularit të mëposhtëm të revokimit për ta parashtruar njoftimin për revokim duke i plotësuar informacionet në formular dhe duke i dërguar informacionet deri te Wolt, ndërsa ato informacione gjithashtu nga Wolt do t’i përcillen Partnerit përkatës:
Dizajni i Formularit të tërheqjes/revokimit
- Deri te: [shënoni emrin e Partnerit, adresën e Partnerit, numrin e telefonit, faksin ose adresën e email-it të Partnerit]: _________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________
- Me anë të kësaj unë/ne (*) revokoj/më marrëveshjen e lidhur me mua/ne (*) lidhur me blerjen e mallrave të mëposhtme (*)/ ofrimin e shërbimeve të mëposhtme (*)
____________________________________________________________________________________________________________________________________________________________
- Porositur më (*)/pranuar më (*) __________________________________________________________________________________
- Emri i konsumatorit/konsumatorëve _____________________________________________________________________________
- Adresa e konsumatorit/konsumatorëve _____________________________________________________________________________
- Nënshkrimi i konsumatorit/konsumatorëve (vetëm në rast se njoftimi dorëzohet në letër e printuar) _________________________________________________________________________________
- Data _______________________
4.5. Nëse tërhiqeni nga Marrëveshja e Blerjes, Wolt do ta përpunojë kthimin e parave për ju në emër të Partnerit për të gjitha pagesat e marra nga ju, duke përfshirë tarifën e livrimit, tarifën e shërbimit dhe tarifat tjera shtesë eventuale (kur kjo është e aplikueshme), jo më vonë se 14 ditë nga data në të cilën kemi marrë njoftimin për tërheqjen tuaj nga Marrëveshja e Blerjes ose nga një pjesë e saj. Megjithatë, nëse jeni përcaktuar për opsion livrimi që është më i shtrenjtë se metoda standarde e livrimit, ne do ta rimbursojmë vetëm koston e livrimit standard që ka qenë në dispozicion në kohën kur e keni parashtruar Porosinë tuaj. Kini parasysh se tarifa e livrimit, tarifa e shërbimit dhe tarifat tjera shtesë eventuale (në rastet kur kjo është e aplikueshme) nuk do të kthehen, në rast të tërheqjes vetëm të pjesshme nga Porosia juaj.
4.6. Për të realizuar kthimin e parave, ne do të përdorim të njëjtën mënyrë pagese që ju keni përdorur për blerjen origjinale të Porosisë suaj, përveç nëse shprehimisht është përcaktuar ndryshe në marrëveshje me ju. Kini parasysh që nëse keni bërë pagesë për Porosinë me kredite Wolt, ne do t’ju kompensojmë në kredite Wolt. Wolt mund të refuzojë një kompensim derisa Partnerit t’i jenë kthyer produktet ose derisa ju nuk paraqitni prova se i keni kthyer produktet, cilado qoftë më e hershme.
4.7. Ju duhet t’i ktheni ose t’i dërgoni produktet te i njëjti Partner në të njëjtin lokacion nga i cili keni bërë Porosinë. Të dhënat e kontaktit të pikës së shitjes së Partnerit janë të disponueshme në Shërbimin Wolt. Ju duhet t’i ktheni produktet te Partneri sa më shpejt të jetë e mundur dhe gjithsesi jo më vonë se 14 ditë pas ditës në të cilën na keni njoftuar për tërheqjen e Marrëveshjes së Blerjes, ndërkaq, me kërkesë të Wolt, t’ia jepni Wolt-it provat e nevojshme që produktet i janë kthyer Partnerit. Kjo periudhë konsiderohet e respektuar nëse i dërgoni produktet para skadimit të periudhës prej 14 ditësh.
4.8. Ju do t’i mbuloni kostot e drejtpërdrejta të kthimit të produkteve, përveç nëse Partneri ose Wolt konkretisht kanë përmendur se ofrohet kthim falas përmes Veçorisë së Kthimit, në rastet kur kjo veçori është në dispozicion. Produktet e kthyera duhet të jenë në gjendje të papërdorur dhe të mund të shiten sërish. Etiketat e çmimeve nuk duhet të hiqen. Ju do të jeni përgjegjës për çdo humbje në vlerën e produkteve nëse një humbje e tillë në vlerë është për shkak të trajtimit të produkteve, që nuk është i nevojshëm për testimin e gjendjes, vetive dhe funksionalitetit të tyre.
4.9. Në disa shtete, Wolt mund të ofrojë një funksionalitet në Shërbimit Wolt për kthimin e artikujve (“Veçoria e Kthimit”). Disponueshmëria dhe kushtet e zbatueshme të Veçorisë së Kthimit, duke përfshirë çdo tarifë për marrje ose tarifa të tjera, do t’ju paraqiten në Shërbimin Wolt gjatë procesit të përdorimit të Veçorisë së Kthimit. Veçoria e Kthimit ofrohet mbi bazën “atëherë kur është e disponueshme” dhe nuk kufizon asnjë të drejtë që keni sipas legjislacionit të zbatueshëm. Kur Veçoria e Kthimit nuk është e disponueshme, ju mund të ushtroni të drejtën tuaj të tërheqjes me mënyra tjera në përputhje me këto Kushte Shërbimi dhe Politikën e Kthimit të Produkteve të Partnerit. Veçoria e Kthimit mund të përdoret një herë për një Porosi, përveç nëse është paraqitur ndryshe dhe është e disponueshme për adresat brenda zonës së livrimit së Partnerit, siç është paraqitur në Shërbimin Wolt. Produktet e kthyera duhet personalisht t’ia dorëzoni Partnerit Korrier dhe të jeni të arritshëm në numrin e telefonit që i është dhënë Shërbimit Wolt; Wolt mund të inkasojë një tarifë të arsyeshme për mbledhjen e pasuksesshme për shkak të mosdisponueshmërisë suaj, kur kjo bëhet e ditur gjatë procesit të Veçorisë së Kthimit. Produktet e kthyera duhet të jenë në paketimin e tyre origjinal ose të paketuara në mënyrë të sigurt në një qese ose kuti. Shkëmbimet nuk janë të disponueshme përmes Veçorisë së Kthimit, përveç nëse ky opsion është cekur shprehimisht. Aprovimi i kthimit dhe çdo kthim i parave që ndërlidhet me të i nënshtrohet pëlqimit nga Partneri. Një njoftim për aprovimin ose refuzimin e kërkesës për kthim të parave do të dërgohet në procesin e Veçorisë së Kthimit, nëpërmjet komunikimit me shërbimin për mbështetje të klientëve të Wolt dhe/ose emailit. Nëse kthimi refuzohet, ju mund të merrni artikullin/artikujt nga dyqani i Partnerit në afat prej 14 ditësh.
5. Llogaritë e Përdoruesve
5.1. Ju keni një të drejtë të kufizuar, joekskluzive, të patransferueshme dhe që nuk mund t’u nënshtrohet nënlicencimit për të përdorur Shërbimin Wolt në formën që ju ofrohet nga ne, herë pas here, vetëm për qëllimet e përcaktuara këtu. Licenca që i është dhënë Përdoruesit për Aplikacionin Wolt për iOS të shkarkuar nga App Store i Apple është më tej e kufizuar ne një licencë për ta përdorur Aplikacionin Wolt në çdo produkt të markës Apple, që Përdoruesi e zotëron ose kontrollon dhe në përputhje me Rregullat e Përdorimit të përcaktuara në Kushtet e Shërbimit të App Store dhe në këto Kushte të Shërbimit.
5.2. Për të përdorur Shërbimin Wolt, Përdoruesi duhet të krijojë një llogari përdoruesi sipas udhëzimeve për regjistrim në Shërbimin Wolt. Ju duhet të jepni informacione të sakta, të azhurnuara dhe të plota gjatë procesit të regjistrimit dhe t’i përditësoni informacionet për të mbajtur ato të sakta, të azhurnuara dhe të plota. Kredencialet e Shërbimit Wolt janë personale (përveç nëse është përcaktuar ndryshe me marrëveshje midis Wolt dhe Organizatës Kliente) dhe një Përdorues mund të ketë vetëm një llogari personale. Përdoruesi duhet të sigurohet që çdo kredencial i llogarisë së përdoruesit dhe informacion ekuivalent i kërkuar për t’u lajmëruar në llogarinë e përdoruesit të Përdoruesit ose Organizatës Kliente të mbahen konfidenciale dhe të përdoren në mënyrë të sigurt, të paarritshme nga palët e treta.
5.3. Ju jeni plotësisht përgjegjës për çdo përdorim dhe aktivitet që ndodh në llogarinë tuaj të përdoruesit dhe pajtoheni që do ta monitoroni llogarinë tuaj për të parandaluar përdorimin e paautorizuar nga persona të mitur. Ju do të pranoni përgjegjësi të plotë për çdo përdorim të paautorizuar të llogarisë suaj. Nëse dyshoni se ndonjë person i paautorizuar ka ardhur në dijeni për kredencialet e llogarisë suaj ose ka qasje në llogarinë tuaj, duhet menjëherë ta informoni Wolt.
5.4. Për të bërë një porosi në Shërbimin Wolt, duhet të paraqisni një kartë krediti të vlefshme ose informacion tjetër pagese në Shërbimin Wolt. Wolt nuk ruan informacionin e instrumentit tuaj të pagesës, pasi kjo bëhet nga një palë e tretë ofrues i shërbimit të pagesave që përdoret nga Wolt. Ju pranoni të paguani për të gjitha blerjet që rrjedhin nga përdorimi juaj i Shërbimit Wolt, përveç blerjeve të bëra përmes Veçorisë ‘Wolt for Work’, në shpenzim të Organizatës Kliente. Ju duhet t’i mbani të azhurnuara informacionet e kartës së kreditit dhe informacionet tjera të pagesës që i keni paraqitur në llogarinë tuaj të përdoruesit.
6. Pagesat
6.1. Përdoruesi, ose Klienti – partneri afarist në rastin e Llogarisë Wolt for Work, do ta paguajë çmimin e blerjes të përcaktuar në Porosinë, duke përdorur funksionin përkatës për pagesa të Shërbimit Wolt. Wolt, ose kompania e grupit Wolt e autorizuar nga Wolt, i arkëton të gjitha pagesat nga Përdoruesit ose Klientët – partnerët afaristë në emër të Partnerit. Nëse Porosia bëhet duke përdorur Veçorinë Wolt for Work, Përdoruesi e konfirmon pagesën në emër të Klientët – partnerët afaristë përmes Veçorisë Wolt for Work. Detyrimi për pagesë i Përdoruesit ose Klientët – partnerët afaristë do të krijohet me parashtrimin e një Porosie nëpërmjet Shërbimit Wolt.
6.2. Përdoruesi mund ta përmbushë këtë detyrim pagese duke përdorur metodën përkatëse të pagesës ‘online’ të ofruar në Shërbimin Wolt. Kur Përdoruesi, ose Klienti – partneri afarist në rastin e Llogarisë Wolt for Work, ia ka paguar çmimin e blerjes Wolt-it, Përdoruesi ose Klienti – partneri afarist e ka përmbushur detyrimin e saj të pagesës ndaj Partnerit.
6.3. Pagesa do të inkasohet automatikisht nga karta e kreditit e Përdoruesit ose do të inkasohet përmes Veçorisë Wolt for Work të Organizatës Kliente, pas livrimit të Porosisë. Wolt ka të drejtë të veprojë me mbajtje autorizimi në emër të Partnerit në kartën e kreditit të Përdoruesit ose në Veçorinë Wolt for Work të Organizatës Kliente, pasi Porosia të jetë parashtruar përmes Shërbimit Wolt. Wolt përdor ofrues të shërbimit të pagesave që është palë e tretë për përpunimin e pagesave.
6.4. Në situata të caktuara dhe për metoda të caktuara pagese, çmimi i blerjes mund të ndryshojë pak për shkak të shkëmbimeve teknike të kursit të këmbimit valutor midis monedhave si pjesë e procesit të pagesës. Wolt nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi për këto dallime nga konvertimi valutor dhe nuk mund të parashikojë shumën e saktë që do të inkasohet kur përdoren instrumente pagese që i nënshtrohen konvertimit të kursit të këmbimit valutor.
6.5. Paratë e gatshme mund të jenë të disponueshme si një metodë shtesë pagese në shtete të caktuara. Vlera maksimale e pranuar e një porosie me para të gatshme është përcaktuar në Shërbimin Wolt, sipas rastit. Kthimi i mjeteve për porositë me para të gatshme do të bëhet në formë të krediteve Wolt ose nëpërmjet ndonjë metode tjetër të përshtatshme ose të kërkuar në bazë ligjore. Në rast se një Përdorues, i cili ka gjeneruar një porosi me para të gatshme, nuk është në lokacionin dhe në kohën e përcaktuar të livrimit, shërbimi për mbështetje të klientëve i Wolt-it do ta kontaktojë Përdoruesin dhe do të dakordohet për një marrëveshje të përshtatshme për pagesën. Nëse shërbimi për mbështetje të klientëve nuk mund ta kontaktojë Përdoruesin në afat prej 24 orësh nga momenti i mosprezencës së tij në vendin dhe kohën e livrimit, Wolt do t’i ndërmerr masat e duhura, të cilat mund të përfshijnë çaktivizimin e opsionit të pagesës me para të gatshme për Përdoruesin ose çaktivizimin e llogarisë së Përdoruesit.
6.6. Në rastet kur në Porosinë tuaj shtoni produkte që shiten me matje të peshës, Wolt nuk do ta dijë peshën e tyre të saktë derisa produktet të peshohen nga Partneri. Për produkte të tilla të bazuara në peshë, çdo çmim për produkt që është i prezantuar në Shërbimin Wolt është vetëm një vlerësim i paraqitur nga Partneri. Çmimi përfundimtar i produktit të bazuar në peshë i shtuar në Porosinë tuaj do të përcaktohet dhe do të inkasohet bazuar në peshën reale të produktit që ju merrni. Për t’i mbuluar rregullimet eventuale të çmimeve, të shkaktuara nga ndryshimi i peshës, Wolt do të veprojë me një mbajtje të përkohshme autorizimi në kartën tuaj. Shuma e mbajtjes së përkohshme të autorizimit do të jetë maksimum deri 20 % e vlerës së produkteve të bazuara në peshë të përfshira në Porosinë tuaj. Në rast se produkti në Porosinë tuaj peshon më pak se sa që tregohet në konfirmimin e Porosisë suaj, Wolt do t’ju rimbursojë diferencën e çmimit. Në rast se produkti në Porosinë tuaj peshon më shumë se sa tregohet në konfirmimin e Porosisë suaj, Wolt do t’jua inkasojë diferencën e çmimit nga mbajtja e përkohshme e autorizimit që është bërë për produktet që bazohen në peshë. Çdo pjesë e mbajtjes së përkohshme të autorizimit që nuk është e nevojshme për mbulimin e një rregullimi të çmimit do t’ju kthehet në kartën tuaj.
7. Kreditet Wolt dhe ofertat promocionale
7.1. Kreditet Wolt. Wolt mund të ofrojë, sigurojë ose të bëjë të disponueshme për Përdoruesit kredite që mund të përdoren për zbritje në blerjet në Shërbimin Wolt (“Kreditet Wolt” ose “Kreditet”). Kreditet Wolt mund të përdoren vetëm në Shërbimin Wolt dhe u nënshtrohen kushteve dhe kritereve specifike që vlejnë për fushatën ose promovimin përkatës.
Kreditet Wolt nuk mund të shkëmbehen me para të gatshme. Periudha e vlefshmërisë së Krediteve Wolt që mund t’i keni marrë është e specifikuar në Shërbimin Wolt. Pas skadimit, Kreditet Wolt do të hiqen nga llogaria juaj. Kreditet e skaduara nuk janë më të shpërblyeshme dhe nuk mund të përdoren për asnjë porosi.
Kreditet Wolt do të anulohen nëse Wolt zbulon ndonjë abuzim me Kreditet Wolt ose dyshon apo zbulon se Kreditet Wolt janë dhënë mbi baza të pasakta. Në raste të tilla, Wolt do të faturojë shumën që është paguar duke përdorur Kredite të tilla Wolt.
Kreditet Wolt janë të dedikuara vetëm për përdoruesin, nuk janë të transferueshme dhe nuk kanë vlerë monetare, përveç nëse kërkohet ndryshe nga legjislacioni i zbatueshëm.
7.2. Përdorimi i Krediteve Wolt. Wolt mund t’i përcaktojë, sipas gjykimit të vet, kushtet e zbatueshme për dhënien, përdorimin dhe vlefshmërinë e Krediteve Wolt. Disa kredite, duke përfshirë, por pa u kufizuar në kreditet promovuese dhe referuese, nuk mund të përdoren njëkohësisht për të njëjtën Porosi. Nëse mbani lloje të shumta Kreditesh Wolt, nga ju mund të kërkohet të përzgjedhni cilat Kredite të aplikohen gjatë pagesës.
Kufizimet mbi përdorimin e Krediteve Wolt mund të aplikohen edhe për arsye të tjera, siç janë ligjet dhe rregulloret në fuqi. Disa artikuj mund të mos jenë të pranueshëm për Kreditet Wolt. Ju lutemi të referoheni në Shërbimin Wolt për çfarëdo kufizimi të zbatueshëm. Kreditet Wolt mund të përdoren vetëm në përputhje me këto Kushte Shërbimi dhe çdo kusht të zbatueshëm specifik për fushatën ose programin.
7.3. Ofertat dhe Fushatat Promocionale. Përdoruesit mund të marrin Kredite Wolt ose zbritje apo përfitime të tjera përmes fushatave promocionale të krijuara nga Wolt herë pas here. Fushata ose oferta të tilla promocionale u nënshtrohen këtyre Kushteve për Përdoruesit si dhe çdo kushti dhe kriteri shtesë të përcaktuar në Shërbimin Wolt. Ju pranoni që ofertat promocionale:
(i) mund të përdoren vetëm nga audienca e synuar, për qëllimin e synuar dhe në mënyrë të ligjshme;
(ii) në asnjë mënyrë nuk mund të dyfishohet, shitet apo transferohet, ose të vihet në dispozicion të publikut më të gjerë, përveç nëse kjo është shprehimisht e lejuar nga Wolt; dhe
(iii) u nënshtrohen kushteve specifike që Wolt i përcakton për një promovim ose fushatë të tillë.
Për shembull, ofertat promocionale mund të jenë të disponueshme vetëm për disa Përdorues të caktuar ose mund të kufizohen që të mund të përdoren përmes Partnerëve të caktuar ose në një kohë të caktuar të ditës. Kreditet Wolt që janë dhënë përmes fushatave promocionale u nënshtrohen rregullave të përgjithshme të përcaktuara më sipër për Kreditet Wolt. Disa oferta ose fushata nuk mund të përdoren njëkohësisht për të njëjtën Porosi.
7.4. Programi i Referimit. Varësisht prej disponueshmërisë, Përdoruesit mund të marrin Kredite Wolt duke ftuar përdorues të rinj të regjistrohen në Shërbimin Wolt (“Programi i Referimit”). Sipas Programit të Referimit, Wolt mund t’ua ofrojë Përdoruesve të vet mundësinë për të fituar Kredite Wolt si shpërblime promocionale me atë që Përdoruesit u dërgojnë ftesë miqve ose familjarëve të tyre të përshtatshëm që të regjistrohen si Përdorues të rinj të Wolt dhe ta parashtrojnë porosinë e tyre të parë përmes Shërbimit Wolt. Programi i Referimit Wolt ofrohet sipas gjykimit vetëm të Wolt-it dhe mund të mos jetë i disponueshëm herë pas here. Ju pranoni që ne mund të ndryshojmë Kushtet e Programit të Referimit Wolt ose ta ndërpresim Programin e Referimit në çdo kohë.
Përdoruesit ekzistues (“Referuesi”) që referojnë miqtë ose familjarët si klientë të rinj (“Klienti”) në Shërbimin Wolt mund të jenë të kualifikuar për të marrë Kredite Wolt përmes krediteve të referimit të Programit të Referimit (“Kredite Referimi”). Klienti duhet të regjistrohet duke përdorur kodin unik personal (“Kodi”) që i është dhënë nga Referuesi. Kodi duhet t’i jepet Klientit përmes emailit, mesazhit me tekst ose opsionit Ndani Kodin Tuaj në Aplikacionin Wolt. Përveç nëse është përcaktuar ndryshe me marrëveshje midis Wolt-it dhe Referuesit, Referuesit nuk i lejohet ta ndajë Kodin duke e postuar atë në faqet e internetit të arritshme për publikun më të gjerë (duke përfshirë faqet e kuponave dhe faqet e ngjashme), duke blerë reklama me pagesë, duke u dërguar mesazhe njerëzve që Referuesi nuk i njeh personalisht ose duke e përfaqësuar ndryshe ofertën ose marrëdhënien tuaj me Wolt. Wolt rezervon të drejtën për të përcaktuar nëse një referim është i kualifikuar për Kredite dhe mund të çaktivizojë ose ta shpall të pavlefshëm çdo Kredit të marrë me anë të mjeteve të lartpërmendura ose të ngjashme.
Kufizime të caktuara mund të aplikohen për shumën e Krediteve që një Referues mund ta fitojë. Kufizime të tilla janë të përcaktuar më hollësisht në Shërbimin Wolt, në rastet kur kjo është e aplikueshme. Referuesit mund të marrin Kredite vetëm nga Klientët që ndodhen në të njëjtin shtet me Referuesin. Wolt rezervon të drejtën për të çaktivizuar ose për ta shpall të pavlefshëm çdo Kredit të marrë nga Klienti ose Referuesi që i tejkalon këto shuma. Shumat e krediteve ndryshojnë sipas rajonit dhe vendndodhja e Referuesit do të përcaktojë rajonin dhe shumën e Kreditit që zbatohet. Shumat e krediteve paraqiten në detajet e Wolt-llogarisë së Referuesit dhe në ofertën e marrë nga Klienti. Në vende të caktuara mund të kërkohet një nëntotal minimal (duke përjashtuar taksat dhe tarifat) në porosinë e parë të Klientit që duhet të përmbushet në mënyrë që edhe Klienti edhe Referuesi të marrin Kredite. Klienti do të skualifikohet dhe nuk do të marrë Kredite nëse Wolt konstaton se Klienti ka krijuar më parë ndonjë Wolt-llogari përdoruesi. Wolt rezervon të drejtën për të mbajtur ose për t’i shpallur të pavlefshme Kreditet e marra përmes Programit të Referimit nëse Wolt konstaton ose beson se Kreditet janë marrë me gabim, mashtrim, mënyrë të paligjshme ose në kundërshtim me këto Kushte të Shërbimit, ose cilëndo marrëveshjeje tjetër të zbatueshme midis jush dhe Wolt.
8. Livrimi i një porosie
8.1. Nëse Përdoruesi porosit dorëzimin e Porosisë përmes Shërbimit Wolt, Porosia do të dorëzohet në vendndodhjen e konfirmuar nga Përdoruesi në Shërbimin Wolt. Përdoruesi gjithashtu duhet të japë një adresë rruge për vendndodhjen e konfirmuar në Shërbimin Wolt. Nëse porosisë suaj i aplikohet dorëzimi pa kontakt, ju lutemi të keni parasysh se mallrat do të konsiderohen të dorëzuara kur ato lihen para derës dhe Partneri Korrier e shënon statusin e Porosisë si “e dorëzuar” në Shërbimin Wolt, pas së cilës ju bartni rrezikun për artikujt në Porosi.
8.2. Përdoruesi duhet të jetë i disponueshëm për të marrë thirrje në numrin e telefonit që Përdoruesi e ka shënuar në Shërbimin Wolt. Nëse numri i telefonit, i shënuar nga Përdoruesi nuk mund të kontaktohet, livrimi mund të anulohet nga Wolt ose Partneri dhe Përdoruesi ose Klienti – partneri afarist mund të ngarkohen me detyrimin për ta paguar çmimin e plotë të Porosisë.
8.3. Përdoruesi mund të bëjë një Porosi që duhet të dorëzohet sa më shpejt të jetë e mundur (metoda standarde e livrimit) ose duke porositur paraprakisht një kohë të caktuar livrimi, deri në masën që këto opsione janë të disponueshme në Shërbimin Wolt në momentin e parashtrimit të Porosisë.
8.4 Opsioni standard i dorëzimit: Përdoruesi duhet të jetë i pranishëm në vendndodhjen e konfirmuar të përcaktuar në Porosinë e parashtruar, midis kohës së parashtrimit të Porosisë dhe deri në marrjen e produkteve të përcaktuara në Porosinë. Në rast se Përdoruesi nuk është i disponueshëm në vendndodhjen që ka konfirmuar, brenda pesë minutave nga mbërritja e livrimit të produkteve të porositura dhe nuk përgjigjet pas dy përpjekjeve për t’u kontaktuar nga Partneri Korrier që e realizon livrimin, livrimi mund të anulohet nga Wolt ose Partneri dhe Përdoruesi ose Klienti – partneri afarist mund të ngarkohet me detyrimin për ta paguar çmimin e plotë të Porosisë.
8.5. Opsioni i livrimit “Paraporositjes”: Përdoruesi duhet të jetë i pranishëm në lokacionin e konfirmuar, prej dhjetë minutave para kohës ose intervalit kohor të livrimit të paraporositur të konfirmuar në Porosinë, deri në momentin e livrimit, për të marrë Porosinë.
8.6. Për shkak të natyrës së shërbimeve të livrimit, Wolt nuk mund të garantojë që ushqimi do të mbërrijë me të njëjtën temperaturë ose gjendje siç do të ishte, nëse do të konsumohej menjëherë në pikën e shitjes së Partnerit. Ndërsa Partnerët tanë dhe Partnerët Korrierë përkujdesen në mënyrë përkatëse për paketimin dhe livrimin pa vonesë të ushqimit, megjithatë temperatura, tekstura dhe paraqitja mund të ndikohen gjatë procesit të livrimit, veçanërisht për vaktet që janë të ndjeshme ndaj kohës ose temperaturës. Cilësia gjatë procesit të livrimit mund të ndryshojë gjithashtu varësisht nga lloji i ushqimit dhe paketimi i përdorur nga Partneri. Duke bërë një porosi përmes Shërbimit Wolt, ju pranoni dhe pajtoheni me këto kufizime të natyrshme të livrimit të ushqimit.
9. Marrja dhe mbledhja e një Porosie në pikën e shitjes së Partnerit
9.1. Në rast se Përdoruesi nuk ka porositur livrimin e produkteve të Partnerit të përcaktuara në Porosinë, por marrje në pikën e shitjes së Partnerit, produktet mund të merren në pikën e shitjes së Partnerit, të cilën Përdoruesi e ka përzgjedhur në lidhje me Porosinë. Përdoruesi do të merr një konfirmim elektronik veçmas kur produktet të jenë gati për t’u mbledhur. Partneri ose Wolt mund të vendosin kushte për identifikimin e Përdoruesit gjatë marrjes së produkteve të përcaktuara në Porosinë.
9.2. Partneri do t’i mbajë produktet e porositura në kohëzgjatje prej 60 minutash nga momenti kur Partneri ta ketë njoftuar Përdoruesin se Porosia është gati për ta mbledhur. Megjithatë, ky detyrim është i kufizuar me orarin e punës së pikës së shitjes së Partnerit përkatës, ndërsa Porosia duhet të merret para orarit të mbylljes së pikës së shitjes të Partnerit.
10. Porosi për të ngrënë në restorant
10.1. Në rast se Përdoruesi ka përzgjedhur opsionin që produktet e përcaktuara në Porosinë t’i konsumojë në pikën e shitjes së Partnerit përkatës, Përdoruesi do të marrë një konfirmim elektronik të posaçëm në lidhje me kohën e pritur kur produktet do të jenë gati për t’u konsumuar në pikën e shitjes së Partnerit.
11. Përllogaritjet e kohës
11.1. Çdo kohë livrimi ose marrjeje ose ndonjë përllogaritje tjetër kohe që i komunikohet Përdoruesit në Shërbimin Wolt nga Partneri ose nga Wolt janë vetëm përllogaritje të përafërta. Nuk ka asnjë garanci se Porosia do të dorëzohet ose do të jetë e disponueshme për marrje ose konsum në kohën e përllogaritur. Kohët e livrimit të produkteve mund të ndikohen gjithashtu nga faktorë të tillë si bllokimet në komunikacionin rrugor, orët e pikut dhe kushtet e motit.
12. Të Drejtat e Pronësisë Intelektuale
12.1. Të gjitha të Drejtat e Pronësisë Intelektuale në Shërbimin Wolt dhe dokumentacionin përkatës ose në lidhje me to, si dhe të gjitha pjesët dhe kopjet e tyre do të mbeten ekskluzivisht nën zotërim dhe do të jenë pronë e vetme dhe ekskluzive e Wolt dhe/ose shoqërive të lidhura/nënkontraktorëve/licencuesve të tij. “Të Drejtat e Pronësisë Intelektuale” do të nënkuptojnë të drejtat e autorit dhe të drejtat e ngjashme (duke përfshirë të drejtat mbi bazën e të dhënave dhe katalogun dhe të drejtat e fotografisë), patentat, modelet e përdorimit, të drejtat e dizajnit, markat tregtare, emërtimet tregtare, fshehtësitë tregtare, njohuritë dhe çdo formë tjetër e të drejtave të pronësisë intelektuale të regjistruara ose të paregjistruara.
12.2. Këto Kushte Shërbimi nuk i japin Përdoruesit asnjë të Drejtë Pronësie Intelektuale në Shërbimin Wolt dhe të gjitha të drejtat që nuk janë dhënë këtu në mënyrë shprehimore rezervohen nga Wolt dhe nënkontraktorët/licencuesit e tij.
12.3. Wolt ndalon mbledhjen ose kryerjen e çfarëdo lloj rikuperimi sistematik të të dhënave ose përmbajtjeve tjera nga Shërbimi Wolt (duke përfshirë përmbajtjen e arritshme pa u kyçur në llogarinë tuaj), ose përpjekje për ndonjë nga praktikat e mësipërme ose të ngjashme.
12.4. Apple nuk do të mbajë përgjegjësi për asnjë hetim, mbrojtje, zgjidhje ose hedhje poshtë të ndonjë pretendimi se Aplikacioni iOS Wolt ose përdorimi i tij nga ana juaj shkel ndonjë të drejtë pronësie intelektuale të palëve të treta.
12.5. Përdoruesi i jep Wolt-it një të drejtë mbarëbotërore, pa pagesë për të drejtat e autorit, të nënlicencueshme dhe të transferueshme për të përdorur, modifikuar, riprodhuar, shpërndarë, shfaqur dhe publikuar çdo përmbajtje të ofruar nga Përdoruesi në lidhje me Shërbimin Wolt. Një përmbajtje e tillë mund të përfshijë fotografi, të dhëna, informacion, informacione kthyese, sugjerime, tekste dhe materiale të tjera që ngarkohen, postohen ose transmetohen formë tjetër në lidhje me Shërbimin Wolt.
13. Dispozitat shtesë për përdorimin e Shërbimit Wolt
13.1. Shërbimi Wolt është i disponueshëm vetëm për persona të moshës 18 vjeç ose persona më të vjetër. Ju nuk mund të regjistroheni si Përdorues nëse nuk e përmbushni këtë kusht.
13.2. Përdoruesi duhet t’i respektojë të gjitha rregullat dhe rregulloret në fuqi kur e përdor Shërbimin Wolt, edhe në lidhje me blerjen e alkoolit dhe produkteve të tjera me kufizime moshe. Në masën që livrimi i produkteve me kufizime moshe, siç janë pijet alkoolike, është i disponueshëm në vendin ku Përdoruesi jeton, Përdoruesit mund t’i refuzohet livrimi i produkteve me kufizime moshe në rast se Përdoruesi nuk është në gjendje për Partnerin Korrier të Wolt-it të ofrojë një dokument identifikimi me foto të lëshuar nga qeveria, që e kryen livrimin e Porosisë, dhe me të cilin dokument vërtetohet se Përdoruesi është në moshën e kërkuar me ligj për të blerë produktin/produktet. Përdoruesit mund t’i refuzohet livrimi i produkteve me kufizime moshe edhe në raste të tjera të përcaktuara nga rregullat dhe rregulloret në fuqi në vendin ku Përdoruesi jeton, siç është për pijet alkoolike nëse Përdoruesi tregon shenja dehjeje. Në rast se livrimi i produktit/produkteve me kufizime moshe refuzohet për shkak të arsyeve të përshkruara këtu, Wolt ka të drejtë të inkasojë nga Përdoruesi dyfishin e vlerës së tarifës së livrimit, tarifës së shërbimit dhe tarifave tjera shtesë eventuale për shërbimet e livrimit (nëse ka), të cilat Përdoruesi i ka paguar për Porosinë në fjalë, si kompensim për kthimin e produktit/produkteve me kufizime moshe te Partneri.
13.3. Wolt vazhdimisht e zhvillon Shërbimin Wolt dhe Wolt mund të ndryshojë ose të heqë pjesë të ndryshme të Shërbimit Wolt, duke përfshirë veçoritë, produktet dhe Partnerët e disponueshëm në Shërbimin Wolt pjesërisht ose tërësisht.
13.4. Duke përdorur Shërbimin Wolt, Përdoruesi mund të hasë përmbajtje ose informacione që mund të jenë të pasakta, të paplota, të vonuara, mashtruese, të paligjshme, ofenduese ose të dëmshme në formë tjetër. Wolt në përgjithësi nuk i shqyrton përmbajtjet e ofruara nga Partnerët. Wolt nuk është përgjegjës për përmbajtjen ose informacionin e palëve të treta (duke përfshirë Partnerët) ose për ndonjë dëmtim që ndodh si rezultat i përdorimit ose mbështetjes në të.
13.5. Ju ose Klienti – partneri afarist do të jeni përgjegjës për marrjen dhe mirëmbajtjen e çdo aparati ose pajisjeje (siç janë telefonat) dhe lidhjeve të nevojshme për qasjen dhe përdorimin e Shërbimit Wolt dhe të gjitha detyrimeve që ndërlidhen me të.
13.6. Përdoruesi nuk do të: (i) përdorë ose përpiqet ta përdorë llogarinë personale Wolt të një personi tjetër dhe/ose të futet në të dhënat personale të pagesës së një personi tjetër përmes Shërbimit Wolt ose të përdorë kartat personale pagesore të ndonjë personi tjetër kur përdor Shërbimin Wolt, pa pëlqimin e atij personi tjetër; (ii) kopjojë, modifikojë ose krijojë vepra të prejardhura të Shërbimit Wolt ose ndonjë teknologjie të lidhur me të; (iii) bëjë inxhinieri të kundërt, dekompilojë, çmontojë, deshifrojë ose të përpiqet ndryshe të nxjerrë kodin burimor për Shërbimin Wolt ose ndonjë teknologji të lidhur me të, ose ndonjë pjesë të tij; (iv) të heqë çfarëdo njoftimi për të drejtat autoriale, markën tregtare ose të drejtat tjera pronësore që janë të përfshira ose paraqiten në Shërbimin Wolt; (v) heqë, mbulojë ose errësojë asnjë reklamë të përfshirë në Shërbimin Wolt; (vi) mbledhë, përdorë, kopjojë ose transferojë ndonjë informacion të marrë nga Shërbimi Wolt pa pëlqimin e Wolt; (vii) përdorë bote ose metoda të tjera të automatizuara për të përdorur Shërbimin Wolt; (viii) krijojë një llogari Wolt duke përdorur identitet të rremë ose identitet të ndonjë personi tjetër; (ix) krijojë llogari të shumëfishta Wolt; ose (x) futet në Shërbimin Wolt përveçse nëpërmjet ndërfaqeve të ofruara vetëm nga Wolt, siç janë Aplikacioni Wolt dhe Uebfaqja e Wolt.
13.7. Wolt, sipas gjykimit vetëm të tij, ka të drejtë të heqë ose pezullojë ndonjë Përdorues nga Shërbimi Wolt me efekt të menjëhershëm dhe/ose të refuzojë apo anulojë çdo Porosi nga një Përdorues në rast se: (i) Përdoruesi i shkel këto Kushte Shërbimi, (ii) abuzon me Shërbimin Wolt ose shkakton ndonjë dëm ose dëmtim në përdorimin e Shërbimit Wolt ose Partnerëve ose Wolt ose punonjësve të Wolt, (iii) Wolt ka bindje të arsyeshme për veprime mashtruese nga Përdoruesi gjatë përdorimit të Shërbimit Wolt, (iv) Përdoruesi vendos një Porosi të rreme (për shembull duke mos paguar ose duke mos qenë i pranishëm në vendin e livrimit apo marrjes për pranimin e Porosisë) ose ndryshe nuk i përmbush detyrimet e tij që rrjedhin nga këto Kushte Shërbimi; (v) ka dyshime të arsyeshme në lidhje me saktësinë ose vërtetësinë e Porosisë; ose (vi) Përdoruesi fillon me sjellje kërcënuese, ngacmuese, raciste, seksiste ose ndonjë sjellje tjetër që Wolt e konsideron të papërshtatshme ndaj Partnerëve ose punonjësve të Wolt-it ose Partnerëve Korrierë. Në rast se Wolt anulon ndonjë Porosi për të cilën tashmë është bërë pagesë, Wolt do ta transferojë atë shumë të paguar në të njëjtën llogari përdoruesi ose Llogari Wolt for Work nga e cila është bërë pagesa nga Përdoruesi.
13.8. Të dhënat tuaja personale do të përpunohen në përputhje me Deklarata e Privatësisë e Wolt.
13.9. Përdoruesi duhet t’i respektojë kushtet në fuqi të përcaktuara në marrëveshjet me palët e treta kur e përdor Aplikacionin Wolt ose Shërbimin Wolt.
13.10. Përdoruesi deklaron dhe garanton se: (i) nuk ndodhet në ndonjë shtet që i nënshtrohet një embargoje nga Qeveria e SHBA-së, ose i cili është përcaktuar nga Qeveria e SHBA-së si një vend që “përkrah terrorizmin”; dhe (ii) nuk është i përfshirë në asnjë liste të Qeverisë së SHBA-së të palëve të ndaluara ose të kufizuara.
14. Kohëzgjatja dhe ndërprerja
14.1. Këto Kushte Shërbimi janë në fuqi në formë të marrëveshjes detyruese midis Wolt dhe Përdoruesit deri në njoftim të mëtejshëm për sa kohë që Përdoruesi përdor Shërbimin Wolt.
14.2. Përdoruesi mund të ndërpresë përdorimin e Shërbimit Wolt në çdo kohë. Wolt mund të ndërpresë ofrimin e Shërbimit Wolt përgjithmonë ose përkohësisht në çdo kohë.
15. Defektet dhe ankesat
15.1. Ju lutemi ta keni parasysh se Shërbimi Wolt mund të ndërpritet ose të përfundohet përgjithmonë në çdo kohë. Shërbimi Wolt mund të pezullohet gjithashtu përkohësisht. Mos e përdorni Shërbimin Wolt për të bërë kopje rezervë të të dhënave. Ndërsa ne bëjmë çmos për t’ju ofruar platformën dhe shërbimet tona (duke përfshirë shërbime të reja dhe/ose të përkohshme, të tilla si livrime pa kontakt, livrime me teknologji të re ose livrime të kategorive të reja të produkteve) pa gabime, Wolt nuk ju premton ose garanton asgjë në lidhje me besueshmërinë, funksionalitetin, afatet kohore, cilësinë ose përshtatshmërinë e Shërbimit Wolt, veçoritë e tij ose të ndonjë shërbimi të ofruar nga Wolt. Wolt nuk premton ose garanton asgjë që nuk përmendet shprehimisht në këto Kushte Shërbimi.
15.2. Partneri është tërësisht përgjegjës për përmbajtjen, cilësinë, sigurinë dhe paketimin e produkteve të tij të shitura përmes Shërbimit Wolt dhe ka përgjegjësinë statutore për defektet për produktet e tij, siç përcaktohet në legjislacionin e zbatueshëm. Ju jeni përgjegjës për inspektimin e produkteve në Porosinë tuaj pa vonesë të panevojshme pas pranimit të Porosisë. Nëse ka ndonjë defekt ose mangësi të tjera cilësore në produktet e Porosisë suaj, atëherë duhet të kontaktoni shërbimin për mbështetje të klientëve të Wolt, që vepron në emër të Partnerit, apo drejtpërsëdrejti Partnerin dhe të paraqitni një përshkrim të qartë të defekteve ose mangësive. Sa u përket mallrave të konsumit, njoftimet për defektet duhet të bëhen brenda një kohe të arsyeshme nga zbulimi i defektit, megjithatë jo më vonë se një periudhë prej dy muajsh pas zbulimit. Ju lutemi të keni parasysh se në rast të defekteve në ushqimet ose produkte të tjera që nga natyra e tyre prishen ose vjetrohen me shpejtësi, është thelbësore që ta raportoni defektin sa më shpejt të jetë e mundur për të mundësuar hetimin dhe verifikimin e duhur të defektit. Ju lutemi të keni parasysh që Wolt ose Partneri mund të kërkojnë nga ju të dërgoni ndonjë fotografi të produktit në fjalë për të dokumentuar dhe verifikuar defektet. Në rast të ndonjë defekti ose moskonformiteti në produktet e Porosisë suaj, ju keni të drejtë për kthim të mjeteve në përputhje me legjislacionin e zbatueshëm.
15.3. Partneri është përgjegjës vetëm për defektet në përmbajtjen dhe përgatitjen ose paketimin e Porosisë ose mangësi të tjera në përmbushjen e Marrëveshjes së Blerjes, duke përfshirë, por pa u kufizuar në artikuj që janë të pasaktë ose mungojnë. Wolt nuk është përgjegjës për informacionin e paraqitur nga Partneri në Shërbimin Wolt dhe nuk jep asnjë garanci mbi disponueshmërinë, cilësinë ose përshtatshmërinë e produkteve.
15.4. Apple nuk ka asnjë detyrim për të ofruar shërbime për mirëmbajtje dhe mbështetje në lidhje me Aplikacionin Wolt. Në masën që kërkohet ndonjë mirëmbajtje ose mbështetje nga legjislacioni i zbatueshëm, ne, jo Apple, do të jemi të detyruar të ofrojmë mirëmbajtjen ose mbështetjen e tillë. Në masën që ekziston ndonjë garanci sipas ligjit që nuk mund të mohohet, vetëm ne, jo edhe Apple, do të jemi përgjegjës për një garanci të tillë. Ne, jo Apple, jemi përgjegjës për adresimin e çdo pretendimi të Përdoruesit ose ndonjë pale të tretë në lidhje me Aplikacionin iOS Wolt ose zotërimin dhe/ose përdorimin e Aplikacionit iOS Wolt nga Përdoruesi, duke përfshirë, por pa u kufizuar në: (i) pretendime mbi përgjegjësinë për produktin; (ii) çdo pretendim se Aplikacioni iOS Wolt nuk është në përputhje me ndonjë dispozitë ligjore ose rregullatore në fuqi; dhe (iii) pretendime që paraqiten mbi bazën e mbrojtjes së konsumatorit, privatësisë ose legjislacion të ngjashëm, si dhe në lidhje me përdorimin e kuadrove HealthKit dhe HomeKit nga Aplikacioni iOS Wolt.
16. Legjislacioni i Zbatueshëm dhe Zgjidhja e Kontesteve
16.1. Këto Kushte Shërbimi do të rregullohen dhe interpretohen në përputhje me ligjet e vendit ku ndodhet Përdoruesi.
16.2. Nëse ju jeni konsumator, ju lutemi të keni parasysh se nuk mund të privoheni nga të drejtat që ju janë dhënë nga ligjet e detyrueshme për mbrojtjen e konsumatorëve në shtetin në të cilin jetoni.
16.3. Kontestet që rrjedhin nga këto Kushte Shërbimi do të zgjidhen nga gjykatat kompetente të vendit ku ndodhet Përdoruesi. Ju gjithashtu mund të paraqisni një ankesë si konsumator deri te Wolt ose Partneri, si dhe të iniconi një kontest jashtë gjykatës në vendbanimin tuaj në përputhje me legjislacionin e zbatueshëm.
17. Amendamentet
17.1. Wolt rezervon të drejtën për t’i ndryshuar këto Kushte Shërbimi herë pas here sipas gjykimit vetëm të tij.
17.2. Wolt do të publikojë Kushtet e Shërbimit të ndryshuara në faqen e internetit të Wolt. Wolt do ta informojë Përdoruesin duke dhënë një njoftim për çdo ndryshim në Shërbimin Wolt që është material nga natyra, ose me email në adresën e emailit të paraqitur në Shërbimin Wolt nga Përdoruesi. Në rast se Përdoruesi nuk pajtohet me ndonjë ndryshim në Kushtet e Shërbimit Wolt, ai mund ta përfundojë marrëdhënien kontraktuale dhe të ndërpresë përdorimin e Shërbimit Wolt.
18. Transferimi
18.1. Wolt ka të drejtën t’ia transferojë të gjitha ose ndonjë nga të drejtat ose detyrimet e tij sipas kësaj Marrëveshjeje, tërësisht ose pjesërisht, një shoqërie të lidhur ose pasardhësi ose një blerësi ose përfituesi të aktiveve të biznesit të tij që janë në lidhje me Shërbimin Wolt, pa pëlqimin paraprak të Përdoruesit.
18.2. Përdoruesi nuk do të ketë të drejtë të transferojë asnjë nga të drejtat ose detyrimet e tij sipas kësaj Marrëveshjeje, tërësisht ose pjesërisht.
Përditësuar: 2 Tetor 2026